Lajme

Goditi për vdekje këmbësoren në Prizren, një muaj paraburgim shoferit të veturës

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 21 September 2021

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë të pandehurit S.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “rrezikimi i trafikut publik”.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.G., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

“Me datë 19 shtator, në orët e mbrëmjes, në rrugën Vërmicë – Prizren, i pandehuri derisa drejtonte automjetin, vepron në kundërshtim me nenin 53 të Ligjit mbi rregullat e trafikut rrugor dhe nga pakujdesia ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve, në atë mënyrë që, kur arrin në vendin kritik, shpejtësinë e lëvizjes së automjetit nuk ia ka përshtatur kushteve dhe rrethanave në rrugë si, ku me pjesën e përparme të anës së djathtë të veturës e godet këmbësorin – (të dëmtuarën deri më tani të pa identifikuar të gjinisë femërore, të moshës rreth 55 vjeçare), duke e hedhur disa metra dhe përfunduar jashtë rruge në të djathtë të rrugës, e cila në ato momente truponte rrugën nga ana e majtë në anën e djathtë – në drejtim të lëvizjes së automjetit, si pasoj e së cilës, e dëmtuara NN merr lëndime të rënda trupore, dhe më pas ekipi i mjekëve konstaton edhe vdekjen e saj”, njofton gjykata.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera