Goditi me veturë një person në Viti, i akuzuari del para gjykatës
Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 17 November 2021
I akuzuari I.M është deklaruar fajtor se më 2020 në fshatin Mogill, shkaktoi aksident trafiku, ku u lëndua rëndë i dëmtuari L.L.
Pranimin e fajësisë për veprën që i vihet në barrë, i akuzuari e bëri në seancën e shqyrtimit fillestar, të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Gjilan dega në Viti, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Rozelida Manastiri, raporton”Betimi për Drejtësi”.
“E pranoj fajësinë për këtë vepër penale, ka ndodhur nga pakujdesia”, u shpreh ai.
Ai tutje kërkoi nga gjykata që mundësisht t’i shqiptoj një dënim me gjobë.
Me pranimin e fajësisë u pajtua prokurorja Manastiri, e cila po ashtu i ka propozuar gjykatës që me rastin e shqiptimit të dënimit, të merren parasysh të gjitha rrethanat rënduese si dhe ato lehtësuese.
Ndërsa mbrojtësi i të dëmtuarit, avokati Mustafë Nuhiu, deklaroi se nuk i bashkëngjiten ndjekjes penale dhe se i dëmtuari është në procedurë të realizimit të kërkesës pasurore-juridike tek siguruesi i automjetit të të pandehurit.
Në këto rrethana, gjykatësi Nexhat Aliu mori aktvendim me të cilin aprovoi pranimin e fajësisë, ndërsa shpallja e aktgjykimit tha se do të bëhet brenda afatit ligjorë.
Prokuroria Themelore në Gjilan, më 22 korrik 2020, kishte ngritur aktakuzë ndaj I.M, me arsyetimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370, paragrafi 8 në lidhje më paragrafin 6 e 1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, më 5 qershor 2020, rreth orës 13:40, në rrugën Viti-Kllokot, deri sa i pandehuri kishte qenë duke e drejtuar automjetin e markës “VW CADDY”, me tabela të regjistrimit 06-369 DD, ngjyre e bardhë, nga pakujdesia ka rrezikuar trafikun publik duke vu në rrezik jetën e njerëzve dhe pasurinë, në atë mënyrë që pa u siguruar mirë se një veprim të tillë mund ta kryej pa i penguar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion e në kundërshtim me dispozitat ligjore nga neni 41 të Ligjit për rregullat e Trafikut Rrugor nr. 05/L-088.
Siç thuhet në aktakuzë me të arritur në fshatin Mogilë, i pandehuri bënë kthim të pa sigurt majtas për të hyrë në parkingun e firmës “GADO”, kalon në shiritin e mjatë të rrugës dhe me anën e djathë të automjetit ndeshet me motoçikleten e tipit “Kawasaki Ninja”, pa targa të cilin ka qenë duke e drejtuar i dëmtuari Lindrit Lutfiu nga Kllokoti, e i cili ka qenë duke lëvizur në anën e kundërt në drejtimin Kllokot –Viti.
Sipas aktakuzës si pasojë e këtij aksidenti tani i dëmtuari Lindrit Lutfiu pëson lëndime të rënda trupore lëshuar nga Zyra Shërbyese “Hen MEDICA” Iliria Gjilan.
Të tjera
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...