Lajme

Goditi me veturë një grua, arrestohet dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 08:57 | 15 Janar 2022

Një person është arrestuar mbrëmjen e së premtes, pasi që dyshohet se ka goditur me veturë një këmbësore në rrugën Pejë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Arllat.

Sipas raportit të policisë mësohet se viktima ishte duke e kaluar rrugën në momentin që është goditur me veturë.

Policia ka bërë të ditur se pas lëndimeve të marra viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy