Lajme

Goditi me veturë këmbësorin në Prishtinë, ngasësi ikë nga vendi i ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 10 January 2023

Pasditen e së martës ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve”, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident janë përfshirë një këmbësor dhe një automjet.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40.

-Advertisement-

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera