Lajme

Goditi me veturë dy të mitura, gjykata kërkon që e akuzuara të sillet me detyrim në seancë

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 15 February 2022

Gjykata Themelore në Gjilan dega në Viti ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim në seancë ndaj E.Sh, e cila po akuzohet se në vitin 2021, në rrugën e “Shaban Haliti” në fshatin Pozheran, nga pakujdesia godet dy këmbësoret të miturat A.Z. dhe Rr.Z.

Një vendim i tillë është marr nga gjykatësi Nexhat Aliu pasi që e akuzuari Shabani mungoi të martën  në seancën fillestare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas gjykatësit Aliu, në fletëkthesën e kthyer gjykatës, thuhet se e njëjta është e panjohur.

-Advertisement-

Meqë nuk janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e seancës, e njëjta u shty, ndërsa e radhës është caktuar më 10 mars 2022.

Ndryshe, të pranishëm në këtë seancë ishin prokurorja Leonora Kadriu, të dëmtuarat Rr dhe A.Z së bashku me përfaqësuesin e tyre ligjorë Agron Zuka.

Sipas aktakuzës së ngritur në maj të 2021-ës, nga Prokuroria Themelore në Gjilan E.Sh, po akuzohet se më 26 mars 2021, rreth orës 16:10 min, ne rrugën e “Shaban Haliti” në fshatin Pozheran në drejtim të fshatit Sllatinë e Poshtme, respektivisht në udhëkryqin me rr, “Sabit Zuka”‘ të Komunës së Vitisë derisa e pandehura ka qenë duke e drejtuar automjetin për pasagjer të markes VW Passat ngjyrë hiri me targa 06-626-EB, nga pakujdesia shkel Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor nga neni 53 paragrafi 1, nenit 151 pargrafi 1, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit të tij kushteve dhe rrethanave te rrugës- zonë urbane dhe fushëpamjes së rrugës.

Në aktakuzë thuhet se gjatë kthimit majtas e humb kontrollin dhe nga shiriti i djathtë kalon në shiritin e majtë dhe del tërësisht nga rruga dhe me këtë rast i godet dy këmbësoret të miturat A.Z. dhe Rr.Z të cilat në momentin kritik po lëviznin në skaj të shiritit të djathtë të drejtimit te kundërt të lëvizjes të të pandehurës, me ç’rast e dëmtuara e mitura Rr.Z. pëson lëndime të lehta trupore përderisa e dëmtuara e mitura A.Z. pëson lëndime të  rënda trupore e që detyrohen të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit – Qendra Emergjente.

Me këtë akuzohet se ka kryer veprën penale, Rrezikimi i Trafikut Publik nga neni 370, paragrafi 8 lidhur me paragrafin 6 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera