Lajme

Goditet rrjeti i kazinove ilegale në Karaqevë, arrestimet e personave po vazhdojnë ende

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 15 December 2021

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit ka zhvilluar një aksion në Karaçevë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes këtij aksioni, Policia ka goditur rrjetin e kazinove ilegale në fshatin Karaqevë.
Këtë e ka bërë të ditur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku tha se gjatë këtij aksioni kanë vazhduar edhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

“Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës. Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.

-Advertisement-

Pas konfiskimit të aparateve për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, ka shkruar Sveqla.

Kujtojmë së kohe më parë ish- kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli, në një prononcim për Gazetën Infokus, kishte pohuar rikthimin e kazinove në atë pjesë.
“Rrjeti i kazinove ilegale në fshatit Karaçevë është kthyer sërish. Aktualisht janë 3 kazino aktive në po të njëjtat vende ku kanë ekzistuar edhe më parë” tha Surdulli për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera