Lajme

Goditet nga rrufeja, shpëton mrekullisht peshkatari nga Gramshi

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 26 August 2022

Ka shpëtuar mrekullisht pasi është goditur nga rrufeja një peshkatar në Gramsh.

55-vjecari Dule Dollenga ka qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Devoll kur është goditur nga rrufeja në krahun e majtë.

Menjeherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses të cilët bashkë me banorët e zonës kanë bërë të mundur transportimin e peshkatarit të lënduar drejt spitalit Gramsh ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

-Advertisement-

Moti i keq sot shkaktoi probleme në Gramsh. Stuhia përzier me breshër solli bllokimin e rrugëve të qytetit për më shumë se një orë. Rrufetë janë bërë një dukuri e zakonshme në Gramsh. Vetëm javën e shkuar si pasojë e rrufesë ngordhën rreth 165 krerë dele. /abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera