Lajme

Goditet banda shqiptare e trafikut të drogës Shqipëri-Itali

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 12 Tetor 2021

Një shqiptar është arrestuar në Perugia pasi dyshohet se është kreu i një organizate kriminale.

Shqiptari dyshohet se ka përdorur një gomone të vjedhur për të transportuar drogën. Arrestimi i shqiptarit emri i të cilit nuk bëhet i ditur është bërë nga karabinierët, të ndihmuar dhe nga policia e aeroportit.

Pas më shumë se se 7 muaj hetimesh, që nga tetori 2017 deri në maj 2018, hetuesit e koordinuar nga Prokurori i Perugia, si pjesë e operacionit të quajtur “San Mariano 2017”, shkatërruan një linjë kriminale të trafikimit dhe shitjes së drogës, veçanërisht marihuanës.

-Advertisement-

Grupi përbëhej nga 6 persona, të gjithë shqiptarë, të cilët në Italinë qendrore ishin në gjendje të menaxhonin sasi të mëdha droge, duke bërë që ato të mbërrinin nga Shqipëria, në një qendër magazinimi edhe në Romë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy