Lajme

Godet rrufeja, veriu i Mitrovicës mbetet pa energji elektrike për gjysmë ore

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 06 June 2022

Për shkak të goditjes së rrufesë në transformatorin 63 megavatësh në Valaç, 90 për qind e pjesës veriore të Mitrovicës ka mbetur pa energji elektrike për rreth gjysmë ore, sipas mediumit serbm, KoSSev, përcjell Express.

Siç ka konfirmuar dispeçeri i Elektrostribucisë në veri të Kosovës, Zoran Obradoviq, rrufeja ka goditur edhe transmisionin për Ujman.

“Ne e kemi mundësuar rifunksionimin transmisionin për Gazivodë dhe së shpejti do ta përfshijmë edhe një pjesë të qytetit në mënyrë alternative”, tha Obradoviq, pak para se një pjesë e veriut të Mitrovicës të furnizohej me rrymë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera