Lajme

“Godet” përsëri Kollçaku: Taksisti nga Shkupi më tha se para se të flej shikoj videot e Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 11 November 2022

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, deputete e VV-së ka treguar një histori tjetër me një taksist në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Teksa ka folur edhe për rastin e parukieres, Mulhaxha-Kollçaku ka rrëfyer rastin tjetër me taksistin shqiptar i cili i ka thënë asaj se para se të bie të flej, gjithmonë e shikon videon e kryeministrit Kurti kur ishte deklaruar për Asociacionin.

‘Ajo është punëtore në Prishtinë. Edhe sinqerisht më ka mahnitur ai sinqeritet. Nuk e kam pritur që aty në salon ta dëgjoj këtë fjali. Çka reflektoj më shumë, ishin në mënyrën më të ulët duke e quajtur frizerkë. Unë desha ta vazhdojë opinioin me një taksisti në Shkup ku e kasha dëshmitare zyrtarën e Kuvendit. Rastësisht hypën në taksi edhe ai rastisi të ishte shqiptar”, tregon Kollçaku.

-Advertisement-

“E nxori telefonin edhe na e tregoi një fjalim të Albinit kur ka fol për Zajednicën, ai na tha para se me flejt e shoh këtë video. Kam pas me postu, por nuk e bëra, pasi kam marrë shumë komente negative e nënçmuese”, tha deputetja e VV-së në Prime Time.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera