Lajme

Godet një këmbësor në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 13 August 2018

Një aksident ka ndodhur para disa minutave në Gjakovë.

Një veturë ka goditur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Personi i cili po voziste veturën është larguar nga vendi i ngjarjes

-Advertisement-

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Shkollës Fillore “Zekirja Rexha” në Gjakovë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj e ka konfirmuar për KALLXO.com aksidentin e sotëm.

“Po një aksident ka ndodhur në afërsi të Shkollës Fillore “Zekirja Rexha”. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:40. Një person është goditur nga një veturë dhe ka pësuar lëndime trupore, ndërsa sipas mjekut këmbësori është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është në kërkim të policisë pasi që është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Podrimaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera