GLPS-ja paditë Ministrinë e Financave për refuzimin e kompensimit për personin paraplegjik dhe tetraplegjik
Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 08 February 2023
Organizata paditëse GLPS dhe një qytetare e Kosovës, të cilës i është refuzuar kompensimi për personin paraplegjik dhe tetraplegjik gjatë procedurës së rivlerësimit, kanë paraqitur padi për konflikt administrativ. Kjo padi është paraqitur kundër Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.
Sipas një njoftimi të GLPS-së, paditëses së dëmtuar i është refuzuar ankesa për rishqyrtim të vendimit, me të cilin është kategorizuar në Grupin e Dytë dhe i është mohuar e drejta për shoqërues.
“Ky vendim i nxjerrë nga Divizioni i Skemave Pensionale është marrë në procedurë të rivlerësimit që bëhet nga Komisioni Vlerësues çdo pesë vite në bazë të aktit nënligjor që buron nga Ligji për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik. Në këtë rast, Vlerësimi i Komisionit Vlerësues nuk është bërë në bazë të ekzaminimit të duhur të pacientës, as në bazë të dokumenteve mjekësore, e as në bazë të Raportit Konziliar të lëshuar nga Klinika e Neurologjisë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës”, thuhet në komunikatën e GLPS-së.
Më tej thuhet se sipas raportimeve të fundit nga mediat, ka pasur shumë raste kur personat që kanë kaluar në procedurë të rivlerësimit janë trajtuar padrejtësisht nga Komisioni Vlerësues duke mos marrë për bazë rekomandimet e mjekëve, situatën reale të personit dhe duke mos ju kushtuar kohë të mjaftueshme për vlerësim, shkruan Telegrafi.
Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike dhe qytetarja e dëmtuar synojnë që ky rast të trajtohet me prioritet dhe të anulohet vendimi i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe kjo ministri t’i ndërmerr të gjitha masat që legjislacioni të zbatohet dhe se qytetarët, sidomos personat me aftësi të kufizuar të trajtohen në mënyrë të barabartë duke ju njohur të drejtat të cilat ju takojnë.
Të tjera
-
Japonia goditet nga tërmeti me magnitudë 6 ballë, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 6 goditi provincën Ishikawa të Japonisë mëngjesin e k...
-
Fillon testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 policëve
Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Një...
-
Popullsia shqiptare po plaket me ritmin më të lartë në Europë
Shqipëria ende është një nga vendet me popullsinë më të re në Europë, por gja...
-
“Duhet me ua humb kuptimin e fjalës krenari” – Qytetari rrepësisht kundër komunitetit LGBTIQ+
“Duhet me ua humb kuptimin e fjalës krenari”, kështu u shpreh një qytetar i P...
-
Kosovari plἀgos me thiḳë gruan e tij në Austri
Një 37-vjeçar nga Kosova mësohet se ka sulmuar dhe e ka plagosur me thikë gru...
-
Ish-ushtaraku kapet duke spiunuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës
Si rezultat i një operacioni special, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës arresto...
-
Edward Joseph: Biden duhet të emëroj emisar special për njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara (ShBA), Joe Biden, duhet të emërojë një ‘e...
-
Javën e kaluar në spitalin e Pejës u lindën 14 djem e 10 vajza
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se javën e kaluar në këtë spital u...
-
Sot nis java e krenarisë në Prishtinë, befason i moshuari me deklaratën e tij “Ata s’kanë faj, Zoti i ka fal qashtu”
Me sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi”, do të fillojë sot Java e Krenarisë në ...
-
Arrestohet në Rinas 35-vjeçari nga Kosova, kërkohej nga autoritetet belge
Policia shqiptare ka arrestuar në Rinas 35-vjeçarin nga Kosova i cili ishte s...
-
Provimi i maturës shtetërore u shpërnda në Viber, Qendra Shtetërore e Provimeve sot mban mbledhje
Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP) sot (3 qershor) në kolegium ekspertësh d...
-
Reagon kundërkandidati për kryetar të Preshevës: Pse mandati i Ardita Sinanit s’do të zgjasë shumë ani pse u përkrah fuqishëm nga Kurti?
Kundër kandidati i Ardita Sinanit në zgjdhjet në Preshevë, Visar Memeti nga A...