Lajme

Gllarevë: Aksident mes dy veturave, katër të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 19 July 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:20 në fshatin Gllarevë të Klinës, ku janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai bëri të ditur se nga ky aksident katër persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

-Advertisement-

“Rreth orës 15:20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë- Klinë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë 4 persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Rugova për Express.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera