Lajme

Glauk Konjufcën e viziton mësuesi i tij

Autori: Ermirë Berisha 20:15 | 07 March 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në nderë të ditës së mësuesit “7 Mars” ka pasur në vizitë mësuesin e tij, shkruan Gazeta inFokus.

Konjufca përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka treguar krenarinë dhe i ka uruar 7 Marsin mësuesit të tij.

“U gëzova pa masë nga vizita e mësuesit tim të parë, Hamdi Salihu, në Kuvend. Me të ishin edhe dy shokët e mi të bankës, Alban Avdiu e Besnik Reçica. Ne jemi me fat që ishim nxënës të mësuesit Hamdi, një veteran i madh i arsimit. Në vitin 1952 ai ishte nxënës i poetit tonë të shquar – Din Mehmetit. I frymëzuar nga ai mësuesi ynë shkroi me qindra vjersha për fëmijë dhe poezi. Vjershën e tij të parë e botoi në revistën e mirënjohur për femijë, Pionieri, në vitin e largët 1954. I falënderoj shokët e mi, Albanin e Besnikun, që para ca ditësh ia botuan mësuesit Hamdi vjershat e tij në 4 vëllime.I dëshirojmë mësuesit tonë të dashur 83 vjeçar jetë të gjatë dhe suskese të mëtejme në veprimtarinë e tij!

-Advertisement-

Urime 7 Marsi!”, shkroi Konjufca./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera