Lajme

Glauk Konjufca voton pro, LVV-ja abstenon që Rezoluta për Policinë të hyjnë në rend dite në seancën e rregullt

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 19 October 2023

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka votuar pro që të vendoset në rend ditë në seancën e rregullt  votimi i Rezolutës për Policinë e Kosovës. Ndërkaq, deputetët e VV-së kanë abstenuar.

Konjufca ka thënë  se 70 deputetë kanë marrë pjesë, 32 kanë votuar për plotësimin e rendit të ditës dhe 38 abstenuan.
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se duke marrë parasysh që në seancë janë kthyer deputet e VV-së ka të votohet Rezoluta për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

“Duke parë që në seancë kanë ardhur edhe deputet e VV-së të vendoset si pikë e rendit të ditës edhe votimi i projekt rezolutës për Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera