Lajme

Glauk Konjufca: Thaçi është njeriu më jotransparent

Autori: Gazeta inFokus 23:54 | 17 January 2019

Drejtuesi i Grupit Parlamentar dhe anëtari i kryesisë së Lëvizjes, Glauk Konjufca ka folur rreth mungesës së Presidentit Thaçi në Kosovë tani e 10 ditë. Konjufca ka thënë se Thaçi është duke i shpeshtuar udhëtimet e tija të fshehta, shkruan inFokus.

Konjufca në DPT të Fidani në T7 ka thënë se Hashim Thaçi është njëri më jo transparent në vend. Sipas tij ai shumë udhëtime i mban sekret.

“Nuk dihet gjë për fatin e tij. Nuk e paskam pas ditë që 10 ditë nuk është ai në Kosovë. Sipas njoftimeve ai është në pushime dimërorë”, ka thënë Konfufca

-Advertisement-

Ai ka thënë se pushimet apo udhëtimet zakonisht bëhen publike. Por sipas tij, presidenti po e bënë shpesh këtë duke i mbajtur sekret udhëtimet.

“Thaçi nuk i bënë tarsnaperete udhëtimet e tij. Është politikani më jo transparent në vend”, ka thënë ai.

Konjofca thotë se udhëtimet e tij duhet të bëhen publike edhe nga zyra e tij.

“ Të paktën duhet të dihet se ku gjendet presidenti i shtetit. Duhet të tregohet se a është në pushime me familje apo në ndonjë udhëtim sekret”.

Vlen të përendet se ka më shumë se 10 ditë qëkur presidenti Hashim Thaçi nuk është shfaqur në publik. Vendndodhja e presidentit Thaçi vazhdon të mbetet e fshehtë. Derisa nga Zyra e Presidentit ka thënë se ai ndodhet në pushime dimërore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera