Lajme

Glauk Konjufca pas fitores së Nora Gjakovës: Kosova po rishkruan historinë me shkronja të arta

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 26 July 2021

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka uruar xhudisten, Nora Gjakova, për fitoren e medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Konjufca ka thënë se Kosova është duke rishkruar historinë më shkronja të arta në Lojërat Olimpike, shkruan Gazeta Infokus.

“Pas Distrias, edhe Nora stoliset me medaljen e ARTË. Kosova rishkruan historinë me shkronja të arta në Lojërat Olimpike. Sa madhështi, sa gëzim, sa krenari”, ka thënë ai.

-Advertisement-

E për këto fitore të xhudistëve kosovare, meritat sipas tij i ka edhe trajneri Driton Kuka.

“Vajzat e trajnerit Toni Kuka, më të merituarit për këto të arritura historike, përsërisin suksesin e Majlinda Kelmendit e cila mbetet Mbretëreshë në fronin botëror të xhudos – inspirim për brezat e ardhshëm dhe simbol i sportit të Kosovës dhe madhështisë mbarëkombëtare!”, ka përfunduar kryetari i Kuvendit./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera