Lajme

Glauk Konjufca nervozohet pak me Besnik Bislimin: Kqyrë atje nalt e ke orën

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 04 October 2021

Zv. Kryeministri Besnik Bislimi, ka vazhduar të arsyetojë marrëveshjen e tij të dëmshme të targave që legalizonte autoritetin e Serbisë mbi territorin e Kosovës.

Madje, Bislimi kishte qasje mjaft joparlamentare duke përdorur qasje fyese ndaj deputetëve të opozitës.

Ai shkoi aq larg sa të mbante dyfish më shumë kohë, se që i ishte lejuar, dhe në herën e fundit foli pa mikrofon mbi një minutë.Kjo nervozoi edhe Glauk Konjufcën, kryetarin e Kuvendit, që i mësoi atij një ‘taktikë’ parlamentare.

-Advertisement-

“Zoti zv.kryeministër, dhe të tjerët të Qeverisë. Atje nalt është ora, dhe mund ta kontrolloni shumë më mirë [kohën] nëse doni të jepni përgjigje më koncize.” – u shpreh Konjufca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera