Lajme

Glauk Konjufca LDK-së: Pse nuk e shkarkuat Hashim Thaçin kur ua shkarkoi ministren tuaj

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 25 March 2020

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka thënë që LDK nuk po është e sinqertë me arsyen e tentimit për rrëzimin e Qeverisë.

Konjufca ka thënë që nuk është arsye reale shkarkimi i Veliut, shkruan gazeta inFokus.

Konjufca madje ka marrë një shembull, kur Hashim Thaçi sa ishte Kryeministër e shkarkoi nga ministrja Nekibe Kelmendin.

-Advertisement-

“Pse kur ja u shkarkoi Thaçi Nekibe Kelemendi nuk e rrëzuat Qeverinë, po bëni dallime mes njerëzve tuaj”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa, ka shtuar se Veliu edhe para kësaj deklarate godiste Qeverinë ku ishte pjesë edhe ai.

“Kush po e lyp sherrin këtu, mund të ua jap listën e përçdo javshme të goditjeve të Agim Veliut, duke thënë koalicioni nuk e ka të gjatë, kush po e lyp rrëzimin e kësaj qeverie, kush po e provokon, nuk ka kurrfarë dileme këtu”, ka thënë Konjufca./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera