Lajme

Glauk Konjufca jep deklaratën e shumëpritur për Grenellin

Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 07 April 2020

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në Rubikon me Adriatik Kelmendin tha se i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell po e kundërshton reciprocitetin sepse ka për qëllim që situata me Serbinë të zgjidhet sa më shpejtë.

“Grenell si një njeri që po dëshiron të zgjidhë krizën, i konvenojnë sa më pak probleme në tavolinë. Ai po thotë ‘fshijeni tavolinën prej këtyre problemeve’. Prandaj reciprociteti nuk është qëndrim antiamerikan, por ka për qëllim vendosjen e barazisë me Serbinë. Prandaj është e ndytë që partneri politik të reagojë duke na quajtur anti-amerikanë”.

Ai tha se LDK e ka shfrytëzuar kundërshtimin e për reciprocitetin, me qëllim që ta dëmtojë Lëvizjen Vetëvendosje duke e quajtur anti-amerikane.

-Advertisement-

“Qëndrimi i Grenell është keqpërdorur, ai edhe në intervistën e tij ka thënë qëllimi im nuk është as rrëzuarja e Qeverisë, as përzierja në atë se çfarë është vullneti i popullit, kënd e zgjedh populli i Kosovës. Ne do të punojmë me atë që e zgjedh populli i Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera