Lajme

Glauk Konjufca i dha LDK-së ultimatum për koalicion, vjen përgjigja e Agim Veliut

Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 20 August 2019

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë zhvilluar një takim sa i përket dakordimit për koalicionet parazgjedhore.

Për ta pyetur më gjerësisht rreth këtij takimi Gazeta Blic ka kontaktuar me nënkryetarin e LDK-së Agim Veliu.

Ai shkurt është përgjigjur se nuk ka informacion rreth  këtij takimi, ndërsa për koalicionin me LVV, nënkryetari i LDK-së Veliu  u shpreh se do të ishte më mire që LDK të shkonte vetëm në zgjedhje.

-Advertisement-

“Ne do ti diskutojmë të gjitha variantet në forumet e Lidhjes Demokratike dhe pastaj do të vendosim.Unë personalisht si nënkryetar i LDK-së jam që LDK-ja të shkojë e vetme në zgjedhje”.

Veliu ka komentuar edhe deklaratat e deputetit të VV-së Glauk Konjufca, se nuk e presin dhe shumë gjatë LDK për koalicion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera