Lajme

Glauk Konjufca hap konkurs për ambasadorë të rinj

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 31 March 2020

Shefi i kabinetit të ministrit, të Punëve të Jashtme dhe Diaspores, Glauk Konjufca, Kreshnik Ahmeti, ka bërë të ditur se kjo ministri ka shpallur konkursin e brendshëm për t’u zgjedhur diplomat në njërën nga misionet diplomatike të Kosovës.

Ahmeti ka thënë se ky lloj konkursi do të shpallet për herë të parë që nga themelimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ai shton se ka kaluar koha kur diplomatët zgjidheshin në tavolina të ministrave dhe pa konkurs.

-Advertisement-

 

Ky është postimi i plotë:

 

Për herë të parë që nga themelimi i MPJ-së, sot është shpallur konkursi i brendshëm ku diplomatët tanë mund të kandidojnë për t’u dërguar në njërën nga misionet diplomatike të Republikës sonë.

Gara e brendshme dhe procedurat transparente do të garantojnë përzgjedhjen më të mirë të mundshme të diplomatëve, të cilët do t’i zgjerojnë e thellojnë raportet me vendet e tjera dhe do t’i mbrojnë interesat e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Më nuk ka dërgime në misione e gradime të diplomatëve të cilat bëhen me arbitraritet e në tavolinë të Ministrit. Tash e tutje do të ketë procedura transparente, me kritere objektive dhe rezultate të drejta dhe meritore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera