Lajme

Glauk Konjufca e quan analfabete Teuta Haxhiun

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 15 April 2019

Gjatë shqyrtimit të parë të Projektligjit për Diasporën në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK Teuta Haxhiu akuzoi kolegun e saj nga radhët e VV-së Glauk Konjufca se ka marrë pjesë në shtetet ku qëndrojnë mërgata e Kosovës lidhur me projektligjin në fjalë dhe sot Vetwvendosje nuk e përkrah Projektligjin për Diasporën.

Sipas saj, kanë shpenzuar mjetet e buxhetit të shtetit dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca dhe Fitore Pacolli gjatë vizitave në qendrat shqiptare ku jetojnë dhe veprojnë diaspora e Kosovës.

“Për mua është turp, kur sot thua, jemi keqkuptuar me ministrin, kur nuk u keqkuptove sa ishe nëpër turne. Shpenzim i parasë së buxhetit të Kosovës dhe keqpërdorim, ka qenë ai turne. Prej sot fillon puna e komisionit, fillon puna e deputetëve. Brenda dy leximeve punojnë deputetët dhe nuk mund më i thënë sot po të kushtëzojë. Dhe sot nëse thua se jemi keqkuptuar me ministrin, për mua është turp. S’e nuk e keqkuptuar në diasporë sa ke qenë. A ia ke thënë atje? Dhe nëse ia ke thënë atje, është turp që ke vazhduar katër turne, është dashur të kthehesh me të parin këtu”, tha Haxhiu.

-Advertisement-

Ndaj deklaratave të saj, ka reaguar deputeti Konjufca, i cili e ka quajtur analfabete deputeten e AAK-së duke i dhënë shpjegimet për pjesëmarrje si deputet në diasporë.

“Me shumë keq ardhje për analfabetizmin e njerëzve që arrin me u zgjedh deputet në Kuvendin e Kosovës, të cilët thonë: “Prej juve paskan ardhur dy deputetë, prej neve veç një”. Po, veç një e kanë në Komision. AAK e ka vetëm një në Komision. LDK i ka dy, kanë ardhur dy, VV i ka dy, kanë ardhur dy. AAK e ka një, ka ardhur një. Nuk mundesh me i bë dy aty, edhe nëse do. Prej këtij analfabetizmi elementar në Kuvend, kur nuk e din deputetja këtë problem, për besë po përtoj me u marrë me tjerat”, iu përgjigj Konjufca deputetes Haxhiu.

Edhe deputetja tjetër e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli reagoi ndaj akuzave të  deputetes Haxhiu, duke thënë se vizita ka qenë pjesë e detyrave dhe e punës si deputet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera