Lajme

Lajmi i fundit: Vdes aktivisti i Vetëvendosjes, ish-ushtar i UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 08 December 2019

Këtë të diele ka ndërruar jetë aktivisti i Lëvizjes Vetëvendojse, ish ushtari i UÇK-së Rexhep Ahmeti

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e LVV-së, komuna Mitrovicë, shkruan gazeta inFokus.

Ahmeti njëherit ishte drejtor shkolle, profesor në shkollë të mesme e po ashtu sipas njoftimit ka qenë edhe i angazhuar si profesor për një kohë në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

-Advertisement-

Sipas njoftimit varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, me datë 9 dhjetor 2019, me kohën e ikindisë në varrezat e dëshmorëve të lirisë në Shipol të Mitrovicës.

“Sot, ka vdekur aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe profesori Rexhep Ahmeti.

Pas një sëmundje të rëndë, sot në spitalin e Mitrovicës vdiq aktivisti dhe profesori i Sociologjisë Rexhep Ahmeti.

Profesor Ahmeti ka qenë ushtar i UÇK-së, drejtor shkolle, profesor në shkollë të mesme e poashtu ka qenë edhe i angazhuar si profesor për një kohë në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, konkretisht me datë 9 dhjetor 2019, me kohën e ikindisë në varrezat e dëshmorëve të lirisë në Shipol të Mitrovicës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Mitrovicë shpreh ngushëllime të përzemërta për familjarët dhe miqët e profës Ahmet. Ai gjithmonë do të mbahet mend si aktivist punëtor, patriotë e i urtë”, thuhet në njoftimin e VV-së./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera