Sport

Gjysmëfinalja e Carabao Cup/ Caktohen datat e ndeshjeve

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 24 December 2021

Pasi që mësuam skuadrat të cilat kanë prekur gjysmëfinalen e Carabao Cup, janë mësuar edhe çiftet gjysmëfinaliste të kësaj gare.

Në kuadër të kësaj gare do të kemi një gjysmëfinale londineze, ku kampioni evropian Chelsea do të përballet me Tottenhamin, kurse krahas kësaj do të kemi edhe derbin mes Arsenalit dhe Liverpoolit, përcjell KosovaPress.

Kurse sot, Carabao Cup përmes faqes zyrtare ka lëshuar një komunikatë për media, në të cilën ka publikuar edhe datat dhe orët se kur do të zhvillohen këto dy gjysmëfinale.

-Advertisement-

Ndeshjet e para do të zhvillohen më datat 5 dhe 6 janar me fillim nga ora 20:45, kurse ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më datat 12 dhe 13 janar, po ashtu me fillim nga ora 20:45.

Më poshtë e gjeni programin e plotë të ndeshjeve të fazës së gjysmëfinales së Carabao Cup

Ndeshjet e para

05.01.2022 ora 20:45 Chelsea – Tottenham (Stadiumi Stamford Bridge)

06.01.2022 ora 20:45 Arsenal – Liverpool (Stadiumi Emirates)

Ndeshjet e kthimit

12.01.2022 ora 20:45 Tottenham – Chelsea (Stadiumi i Tottenham Hotspur)

13.01.2022 ora 20:45 Liverpool – Arsenal (Stadiumi Anfield Road)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera