Lajme

Gjysmë milioni për rezidencën presidenciale të Kosovës për 2019

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 19 November 2018

Qeveria e Kosovës që nga vitit i kaluar i ka ndarë 500 mijë euro për ndërtimin e një rezidence të re për Presidentin e vendit.
Këto mjete nuk janë shfrytëzuar gjatë këtij viti, andaj janë bartur për 2019 dhe janë paraparë që të shpenzohen vitin e ardhshëm.

Në 2020 janë paraparë poashtu të ndahen edhe 500 mijë euro tjera. Ndërsa edhe në 2021 janë paraparë 500 mijë euro tjera.

Në total sipas projekt buxhetit të këtij vitit ndërtimi i rezidencës presidenciale të Kosovës kap shifrën 1.5 milionë euro.

-Advertisement-

Ndërsa me buxhetin e 2018, planifikimet kishin qenë ndryshe.

Sipas buxhetit të 2018, Qeveria kishte paraparë të ndahen nga 1 milion euro në 2019 dhe 1 milion tjera në 2020. Pra, sipas parashikimeve të buxhetit të 2018, ishin paparaparë të shpenzohen 1 milion euro më shumë apo 2.5 milionë euro./kallxo.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera