Fokus

Gjysmë milioni euro për bashkimin e Drenicës me Dukagjinin (DOKUMENT)

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 27 May 2019

Komuna e Klinës, ka vendosur ta bashkoi simbolikisht Dukagjinin dhe Drenicën. Të hënën ka hapur tender për të asfaltuar rrugën që lidhë fshatin Aqarevë të Skenderajt, i cili shtrihet në zonën e Dukagjinit me fshatin Siqevë të Klinës, shkruan Gazeta inFokus.

Por ky bashkim do të kushtoj kogja shtrenjtë kësaj komune.

Në bazë të  një njoftimi në faqen e Prokurorimit Publik, komuna e Klinës ka ndarë  425 miëj euro për asfaltimin e kësaj rruge.

-Advertisement-

Në këtë shumë të ndarë përfshihet të asfaltohen 7,364 metra rrugë.

Kompanitë të kanë të drejtë të aplikojnë për të fituar këtë tender deri më 20 qershor 2019.

Kriteri i dhënies së tenderit për asfaltimin e rrugës Aqarevë-Siqevë është çmimi më i ulet që do të ofrohet nga operatorët ekonomik./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera