Lajme

Gjysma e votave të numëruara në Prishtinë, bie përqindja e Përparim Ramës

Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 17 October 2021

Kandidati i Vetëvendosjes, Arben Vitia, vazhdon të prijë në rezultate në garën për kryetar të Prishtinës.

Nga afër 60% të votave të numëruara nga KQZ, Vitia, prin me 42.81% të votave, ndërsa ka rënë përqindja e kandidatit të LDK-së Përparim Rama në 28.79% të votave, shkruan Reporteri.net.

I treti renditet Uran Ismaili i PDK-së me 21.72%, i katërti Daut Haradinajt me 4.49%.

-Advertisement-

Pastaj renditet kandidati i AKR-së, Gëzim Mehmeti me 1.95%, Avni Çakmaku i Partisë Fjala me 0.15% dhe Florim Isufi me 0.09%.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera