Auto&Tech

Gjysma e transaksioneve të Bitcoin të rreme, Forbes: Hapësirë për pastrim parash

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 13 September 2022

Më shumë se gjysma e volumit të tregtimit të Bitcoin janë transaksione potencialisht të rreme dhe maskim për pastrimin e parave.

Në këtë përfundim ka mbërritur një analizë e 157 transaksioneve që thotë se ka kryer revista Forbes.

Analiza e revistës thotë se 51 për qind e rasteve të analizuara ishin potencialisht të rreme dhe joekonomike. Forbes vlerëson se në qershor janë tregtuar 128 miliardë dollarë Bitcoin.

-Advertisement-

Shifra përkthehet në rreth 65 miliardë dollarë transaksione të rreme, ku nuk përjashtohet mundësia që në pjesën më të madhe të tyre të mbulojnë pastrimin e parave nga krimi i organizuar.

Në mars të 2019-s, një analizë e ‘Bituajz’ (Bitwise) vlerësonte se 95 për qind e volumit të tregtimit të Bitcoin ishte i rremë ose joekonomik. /Euronews.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera