Lajme

Gjysma e studentëve australianë janë ngacmuar seksualisht

Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 01 August 2017

Më shumë se gjysma e studentëve të universitetit në Australi janë ngacmuar seksualisht së paku një herë gjatë vitit 2016, thuhet sipas një sondazhi, transmeton Klan Kosova.

Raporti i Komisionit Australian për të Drejtat e Njeriut zbuloi gjithashtu se pothuajse 7% e nxënësve u sulmuan seksualisht në të paktën një rast në vitin 2015 ose 2016.

Në sondazh thuhet se gratë në universitet kishin më shumë gjasa sesa meshkujt që të sulmoheshin ose ngacmoheshin.

-Advertisement-

Studimi i 39 universiteteve dhe 31,000 studentëve gjeti se sulmet seksuale dhe ngacmimet kishin ndodhur në shkallë të ndryshme në të gjitha mjediset e universitetit.

Zëvendës-kancelari i Universitetit të Queensland, Peter Hoj, tha se statistikat ishin shumë shqetësuese.“Raporti tregon se rreth 1.6% e nxënësve janë sulmuar seksualisht në një mjedis universitar në nivel kombëtar – ka vetëm një numër të pranueshëm dhe kjo është zero,” tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera