Gjyshja shqiptare shet shtëpinë për të shlyer kredinë e mbesës
Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 11 February 2018
Rasti i parë i rubrikës “Ka një mesazh për ty” te “E diela shqiptare”, kishte protagoniste gjyshe Tahirenë, një zonjë shumë e ëmbël e cila kishte bërë shumë sakrifica për familjen e bashkëshortit të saj. Ajo ishte thirrur në studio nga mbesa e saj Erjona me të cilën jetonte, për t’i treguar që ajo është shumë e vlerësuar për sakrificat e bëra dhe gjithë dashurinë që i kishte dhënë gjatë gjithë jetës. Marrëdhënia e tyre është një shembull i sakrificës, mirënjohjes, dashurisë dhe ngrohtësisë që mbizotëron në familjet shqiptare.
Erjona: Gjyshi im ka qenë i martuar para 55 vjetësh, i vdes gruaja nga një fatkeqësi. Kështu që vendos të martohet, dhe kurorëzohet me gjyshe Tahirenë që unë tashmë i them gjyshe me plot kuptimin e fjalës. Ajo nuk bëri fëmijë me gjyshin sepse thoshte nuk dua që të duket sikur po bëj diferencime, më mirë të rris fëmijët e burrit. Kjo ishte sakrifica më e madhe e saj që nuk hidhet poshtë. Erdhi momenti dhe vdiq gjyshi, gjyshja ngeli vetëm sepse pesë fëmijët e gjyshit nuk kujdeseshin fare për gjyshen.
Ardit Gjebrea: Edhe pse ajo i kishte rritur?
Erjona: Nuk interesoheshin fare, u harrua sakrifica. Megjithatë mami im edhe sot e kësaj ditë ka marrëdhënie shumë të mira me gjyshen. Mua më kishin pikë të dobët bashke më gjyshin. Unë jam rritur në shpinë e tyre, aty linda aty u rrita, aty kam dalë nuse. Unë bashkë me tim shoq e ndihmonim gjyshen shumë, mua dhe tim shoq Besnikun gjyshi na kishte lënë trashëgimtarë të shtëpisë. Dhe gjyshja e çoi amanetin e tij deri në fund, bëri testamentin. Ne vendosëm që kur të vdiste gjyshja të bëhej ç’të bëhej sepse nga ana financiare ishim shumë mirë. Por ne që të jetonim veç kunatit dhe kunatës, menduam të merrnin një kredi për të blerë një shpi. Kredinë filluam ta shlyenim me rrogën e tim shoq dhe jetonim për bukuri. Por para katër vjetësh, ma pushojnë nga puna, i bëjnë një padrejtësi. Ne të gjithë u bëmë shumë keq, unë bashkë me tim shoq, gocat kishin shumë shpenzime. Gjyshja na shikonte që vuanim por s’kishte ç’të bënte. Arritëm deri në atë pikë sa shpinë do ta konfiskonte banka sepse nuk po shlyhej kredia.
Ardit Gjebrea: U konfiskua shtëpia?
Erjona: Jo sepse tha gjyshja do e shesim shtëpinë. Shtëpinë e saj. Ajo bëri një sakrificë të madhe dhe e shiti shtëpinë. Erdhi të jetonte me ne. Ishte goxha entuziaste, kënaqej me gocat. Por u shqetësua sepse i mungonin miqtë dhe shtëpia që kishte pasur ishte e vjetër dhe mbarte të gjithë kujtimet me bashkëshortin. Megjithaë ne u rregulluam, kredia u shlye.
Erjona dhe vajzat tregojnë me emocionesh detaje rreth karakterit të nënë Tahiresë ndërkohë që stafi i së dielës shqiptare i dërgon asaj ftesën për t’u bërë pjesë e rubrikës.
Gjyshe Tahireja, një zonjë shumë simpatike, e fisme dhe e kuruar në pamjen e saj mbërrin në studio dhe mes humorit e batutave, Erjona i përcjell këtë mesazh:
Nëna unë nuk dal kurrë në televizor por sot dola vetëm për ty sepse të dua jashtë mase, të dua shumë. Sakrificën tënde, atë që ke bërë ti, unë e di shumë mirë. Të duam të gjithë shumë. Ti mos u shqetëso fare, azilin mos e përmend më. Në shtëpi do jetojmë të lumtur, unë, ti, vajzat dhe bashkëshorti im.
Gjyshe Tahireja: Edhe unë të falënderoj shumë të keqen nëna, që më mbani, më mbani shumë mirë. Me doni jo si gjyshe, po tamam si nënë dhe jam shumë e kënaqur sepse kam dy vajza si pëllumbesha.
Mes gjithë këtyre fjalëve e mesazheve të ngrohta, stërmbesa e saj Fjori i drejtohet gjyshe Tahiresë me këto fjalë: Nëna edhe ne nuk ta kemi shprehur aq sa duhet, sa të duam. Unë asnjëherë nuk të kam konsideruar si stërgjyshe apo si gjyshe, por si nënë e dytë. Nuk kam fjalë të përshkruaj sa të dua./tvklan.al
Të tjera
-
Kurti e pret delegatin apostolik Speich, çmon vullnetin e Papës për thellimin e raporteve Kosovë -Vatikan
Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takimin sot Delegatin Apostolik të Sel...
-
Musliu-Shoshi: Martin Berishaj do të duhej të shkarkohej që të ruhet imazhi i Kosovës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ...
-
Petkoviq takohet me ambasadorët e QUINT-it, pretendon se Kosova s’ka shfaqur vullnet për zgjidhje rreth dinarit
Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë” Petar Petkoviq, ka takuar sot ...
-
Avokati Tome Gashi: Martini ka paraqitë vetë kërkesë për të dhënë deklaratë sqaruese në Prokurori
Avokati i Martin Berishaj, Tome Gashi, ka dal me reagim pas intervistimit të ...
-
Hetuesit zbarkojnë në Mjekësinë Ligjore: Dyshohet se janë gjetur mostrat e Astrit Deharit?
Janë gjetur mostrat e Astrit Deharit. Kjo dyshohet se ka ndodhur gjatë së pre...
-
Aktakuzë ndaj dy personave, dyshohet se e trafikuan një vajzë të mitur
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur ...
-
Fillojnë punimet për rindërtimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”
Kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës në stadiumin “Fad...
-
Arrestohet në Shqipëri 34 vjeçari nga Peja: Po kërkohet nga Gjermania ai anëtar i organizatës krimi*ale
34 vjeçari P.A nga Peja i cili ishte në kërkim nga autoritetet gjermane për p...
-
Stano deklarohet për raportimet se Lajçaku do të marrë post të ri
Gjatë ditës së sotme u raportua se nga muaji shtator, emisari aktual i BE-së ...
-
Përmbaruesi bllokon llogaritë: 2700 punëtorë të Telekomit dhe Postës mbesin pa rroga – paralajmërojnë protestë
Sindikata e Postës dhe Telekomunikacionit ka paralajmëruar protestë për të ma...
-
Investimet për faqe te zezë të Alban Hysenit, asfalton trotuare për bandera
Një bander në mes të trotuarit të asfaltuar, janë pamjet më të reja të publik...
-
Sekuestrohen ar*më në Cermjan të Gjakovës
Më zbatim të urdhërkontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gja...