Sport

Gjyqtari shqiptar do të drejtojë ndeshjen e Ligës së Evropës

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 18 October 2018

Gjyqtari shqiptar, Enea Jorgji do të drejtojë ndeshjen e fazës së grupeve në Europa League, ndërmjet AEK Larnakas dhe Ludogorets, e cila do të luhet të enjten e 25 tetorit në Qipro.

Takimi i vlefshëm për Grupin A dhe që i shërben dy skuadrave për të siguruar fitoren dhe për të qëndruar në garë, është i pari i këtij lloji për një arbitër shqiptar.

Asnjëherë më parë në histori, një gjyqtar shqiptar nuk kishin arritur të drejtonin në nivele të tilla. Tashmë këtë e realizon Jorgji, i cili prej vitesh është një prej tre arbitrave në vend që mbajnë stemën e FIFA-s dhe si askush tjetër është i përfshirë në listën e gjyqtarëve të kategorisë së dytë.

-Advertisement-

Ky është një tjetër rekord për “bilbilin” nga Elbasani, që vetëm dy muaj më parë kishte regjistruar një tjetër arritje të paprecendentë, pasi u caktua nga UEFA për të drejtuar ndeshjen e fazës “play off” të Europa League ndërmjet Sevijas dhe Zalgiris Vilnius. Nëse vazhdon të arbitrojë në nivele të larta dhe me vlerësime të mira, Enea Jorgji mund të plotësojë kriteret për t’u ngjitur në kategorinë e parë të arbitrave, ndoshta për t’u bërë i pari shqiptar që do të drejtojë edhe një ndeshje në grupet e Champions League.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera