Lajme

Gjyqtari i EULEX-it jep dorëheqje për shkak të korrupsionit brenda këtij misioni

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 16 November 2017

Ka dhënë dorëheqjen kryetari i Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons. Lajmin e ka publikuar e përditshmja franceze “Le Monde”.

“Javëve të fundit, kam raportuar disa raste korrupsioni brenda misionit. Në veçanti, kam ngritur çështjen e hakimit të e-mailit tim nga një tjetër gjyqtar i EULEX-it. Kam kërkuar nga Zyra Britanike për Marrëdhënie me Jashtë dhe BE-ja të dërgojnë rastin në polici. Të dyja refuzuan të më mbështesin”, ka thënë Simmons.

Ai ka vazhduar me akuza të tjera ndaj misionit, duke e cilësuar tërësisht politik.

-Advertisement-

“EULEX-i nuk është misioni i promovimit të sundimit dhe ligjit. Është një mision politik. Kushdo që mendon ndryshe, është naiv ose i marrë”, ka thënë Simmons.

Tutje, raportohet që atmosfera brenda misionit të EULEX-it është e papërshtatshme, pasi shumica e rreth 800 punëtorëve evropianë në Kosovë më shumë po zbatojnë praktika të parregullsive që bëhen në Kosovë, sesa që po i luftojnë ato.

Ai ka qenë gjyqtar që nga fillimi i misionit më 2008 derisa nga viti 2014 ka kryesuar asamblenë e Gjykatësve të EULEX-it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera