Sport

Gjyqtarët nga Izraeli do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen, Greqi – Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 14 October 2020

Greqia dhe Kosova zhvillojnë sonte takimin kthyes në kuadër të grupeve të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja nisë nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin olimpik në Athinë.

Tashmë janë përcaktuar edhe gjyqtarët që do ta gjykojnë këtë takim.

-Advertisement-

Drejtësia për këtë përballje i është besuar katërshes së gjyqtarëve nga Izraeli.

Gjyqtar kryesor do të jetë Roi Reinshreiber, ndërsa ndihmësit e tij apo gjyqtarët anësorë do të jenë Nati Dotan dhe Matityahu Yakobov.

Zyrtari i katër i ndeshjes do të jetë Eitan Shmuelevitz./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera