Gjyqtarët ia mohuan fitoren Kombëtares A kundër Kazakistanit
Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 04 March 2018
Ishin më të mira, mbizotëruan lojën e topin e qarkulluan më mirë, ndërtuan aksione të mira, krijuan shumë raste shënimi, një herë shënuan, vajzat e Kombëtares A, duke kaluar në epërsi, kundrejt Kazakistanit, shkruan infokusi.
Por të vetmen gjë që sot nuk arritën sot futbollistet tona ishte se nuk arritën të mposhtin edhe njëanshmërinë e gjyqtarëve nga Moldavia, të cilët e gjykuan një gjuajte nga pika e bardhë shumë, shumë të dyshimtë, që ia mundësoi Kazakistanit ta barazojë rezultatin dhe duke ua mohuar fitoren e plotë vashave të Kosovës. Dhe jo vetë vetëm ky gjykim penaltie, por edhe vendimet tjera ishin plotësisht të gabueshme, jo profesionale e me tendca, sa që po të kishte një kontroll nga FIFA, kontrollorit do të i dilte shumë punë për ta përpiluar një raport që do të merrte shumë.
Si do që të jetë vajzat e Kombëtares me lojën treguar dhe me rezultatin baras dëshmuan se janë në nivelin e mirë karshi skuadrave që me vite janë në arenën ndërkombëtare. Loja plotë imagjinatë e kapitenes Edona Kryeziut, shpirti mbrojtës i portieres Besarta Lecit, bashkë me fjolla Shalën e Lirdonë Sylën që për përbëjnë kështjellën e pamposhtur të Kombëtares dhe mesfushën dhe sulmin e pakompromis. të Valentinë Limanit, Blerta Shalës,
Kaltrinë Biçkajt e Mirela Jakupit që ishte tmerri i mbrojtjes kundërshtare, na jep besimin të shpresojmë se Kombëtarja A ngadalë po ngritët në një nivel të lartë dhe për lakmi. E kush nuk e deshi sot fitoren, që për mendimin tim, na e mohuan gjyqtarët.
Fitoren e deshën shumë futbollistet, Shtabi teknik, nënkryetari i FFK-së Agim Ademi që erdhi në përkrahje të vajzave, i cili para ndeshjes u foli atyre për mbështetjen dhe rëndësinë që jep FFK-ja dhe i uroi përftore, njëjtë edhe anëtarja e KE të FFK-së dhe njëherësh kryetare e Komisionit për futbollin e femrave që u bëri thirrje për një paraqitje të dinjitetshme, por ky është futbolli. mbase edhe kjo është bukuria e tij. Kosova ka një të ardhme të mirë edhe sa i përket futbollit femëror, por nevojitet pakëz durim. Vashat tona kaluan në epërsi në minutën e 66-të përmes Mirela Jakupit, pas një bashkëveprimi të mirë. Ndërsa Kazakistani barazoi nga pika e bardhë në minutën e 71-të përmes Kirgizbaves. Pas ndeshjes deklaruan:
Afërditë Fazlija , përzgjedhëse
Përkundër se ishte ndeshja e tretë brenda 6 ditëve, realisht Ishim shumë të barabarta sa i përket cilësisë edhe pse ndodhë shumë më lartë në renditje. Jemi përgatitur për këtë ndeshje në aspektin taktik. Unë jam e kënaqur me angazhimin e futbollisteve. Mendoj se kjo është forca reale e Kombëtares. Mbizotëruan gjatë gjithë kohës, kemi pasur shumë aksione të mira, kemi pasur posedimin e topit. Shënuam gol nga një aksion të mirë. Por Kazakistani barazoi përmes një penaltie. Në përgjithësi vajzat i kanë zbatuar detyrat ashtu si i kishim paraparë. Mendoj se si Shtab edhe unë si përzgjedhëse jemi të kënaqur me lojë, sepse kjo pasqyrë e kësaj ndeshje na jep sghpresë se jemi në hapa të duhur si Kombëtare,
Jemi përgatitur mjaft për këtë lojë. Luajtëm mirë e mbizotëruam gjatë gjithë ndeshjes. Kaluam në epërsi, ndaj është e dhembshme që nuk arritëm fitore të plotë. Si do qoftë unë i përgëzojë të gjitha bashkëlojtaret për një angazhim maksimal në lojë.
Çka të them jam e lumtur për golin e njëkohësisht e dëshpëruar që nuk korrëm fitore. Ishim më të mira, por siç duket në futboll nganjëherë jo gjithherë fiton më i miri. Ishim shumë afër fitores dhe e deshëm shumë fitoren.
Kosova – Kazakistani 1:1 (0:0)
Stadiumi Starlight Side
Shikues disa qindra.
Gjyqtarë: A. Sutmilov, D. Ponomozenko, G. Usitiu(Moldavi)
Shënues: M. Jakupi(66) për Kos e Kirgizbava për Kaz.
K.V. Syla e V. Berisha të Kos. e Zhumbakazyzu e Botnikova të Kaz.
Kosova: Leci, F. Shala, Vllasaliu(Haxha), Syla, Biçkaj(Rexha), B. Shala(V.Berisha), Jakupi, Limani, Kryeziu, Bajra0g. Berisha), Ejupi(V. Berisha).
Kazakistani: Zheleznzak, Demidova, Nurusheva, Kozmakumet, Babushk(Kulmagambetova)Turlybekova(Borotnikova), Vydanova, Zhumbakazyzu (Vlassova), Karibayeva, Kirkizbhe Imsailova.
Të tjera
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...