Lajme

Gjyqtarët dhe prokurorët serbë kryejnë betimit para Presidentit Thaçi

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 24 October 2017

Gjyqtarët dhe prokurorët serbë janë dekretuar nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Lajmin për këtë e kanë konfirmuar për Express nga Zyra e Presidentit.

Betimi i tyre ndodhi sot, pas dështimit të javës së kaluar, ku prokurorët dhe gjyqtarët serbë refuzuan të shkojnë te Thaçi, shtyrjen e së cilës e kishte kërkuar Beogradi.

Sipas një deklarate të Presidencës, lëshuar javën e kaluar, dekretimi i tyre është edhe një nga masat afirmative, të cilat institucionet e Kosovës i ndërmarrin për të arritur një barazi të plotë dhe efektive të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës, ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore.

-Advertisement-

Me aktin e betimit, bëhet edhe zbatimi i plotë të Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel, më datën 10 shkurt 2015.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera