Gjyqtarёt nё Poloni nёn presion
Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 20 August 2017
Nё Poloni po rrezikohet pavarёsia e sistemit tё drejtёsisё. Shumё gjyqtarё ndihen nёn shantazh prej autoriteteve tё shtetit. Ata janё tё vendosur tё bёjnё rezistencё.
Nё Poloni janё shtuar protestat kundёr ndёrhyrjeve tё shtetit nё drejtёsi. Edhe gjyqtari Vlademar Zurek del nё protesta dhe lufton hapur kundër sulmeve të qeverisë polake ndaj drejtësisë. E pёr kёtё arsye, thotё ai, autoritetet e kanë vёnё atë në shënjestër. “Ndodhemi në luftë për shtetin ligjor. Ata duan ta ndryshojnë me ligje të thjeshta sistemin e shtetit tonë.”
Me një ligj të thjeshtë ministri polak i Drejtësisë tani mund ta ndryshoje ose ta shkarkojë pa asnjë arsye kryetarin e gjykatës. Protestat e dhjetra mijërave vetëve deri tani kanë qenë pa sukses. Por ata duan të vazhdojnë të lufotjnë për pavarësinë e gjyqtarëve të tyre. Valdemar Zurek, gjyqtar i vёnё nё shёnjestёr prej autoriteteve nё njё nga protestat nё Varshavё e bёn tё qartё qёllimin e tij: “Në betimin tim si gjyqtar unë jam betuar para presidentit të Polonisë, që do të mbroj kushtetutën. Kushtetuta është ligji suprem. Ndaj unë deri në fund do të mbroj kushtetutën.”
Por për shkak të angazhimit të tij, thotë Zurek, ai është vënë tani në shënjestër të hetuesve polakë. Atij i mbërrijnë letra të shumta me kërcënime nga autorë të ndryshëm anonimё. E në vend që të kërkohen dërguesit e letrave, ёshtё ai tani qё po merret nё pyetje nga prokuroria, sikurse shpjegon Zurek: “Unë nuk i besoj prokurorisë. Unë druaj, që së shpejti ato do të kontrollojnë kompjuterin tim me të gjitha informacionet dhe kontaktet. Qysh tani ata janë duke mbikqyrur telefonatat e mia dhe këtë pa më vënë mua në dijeni dhe pa aprovimin tim.”
Edhe zyra e antikorrupsionit po heton kundër tij dhe i ka verifikuar dekalrimin e të ardhurave nga vitet e fundit. Gjyqtari këto i konsideron si shantazh.
Zyra e antikorrupsionit, pyetjes lidhur me kёto hetime nuk pranon t’i pёrgjigjet nё intervistё. Në vend të kësaj ata japin një deklaratë shabllon përmes internetit: “Verifikimi i deklaratës së të ardhurave të gjyqtarit Valdemar Żurek është një ndër qindra, që kryen zyra e antikorrupsionit ҁdo vit. Verfikimi është sipas ligjit dhe rutinë e punës sonë.”
Por ngaana tjetёr zyra e antikorrupsionit tërheq vëmendjen ndaj portaleve të internetit të afërta me qeverinë, që shkruajnë për gjoja pasuri “të konsidereushme” të gjyqtarit.
Sipas politologes Materska- Sosnosvska kjo është taktikë. “Kjo fushatë mediatike zgjat normalisht disa muaj. Këtë autoritetet e pёrdorin si shkas për t’iu kundërvënë gjoja këtyre shkeljeve. Kështu ka ndodhur më parë edhe me përfaqësues të organizatave jo qeveritare. Fillimisht bëhet fushatë nxitëse kundër tyre dhe pastaj ato goditen.”
Hetuesit duket se vazhdojnë më tej. Sepse në qytetin jugor polak Krakov, vendlindja e gjyqtarit Żurek dhe vendi ku ai punon papritur ёshtё gjetur diçka tjetёr kundër tij. Edhe këtu, na tregon ai, prokuroria ka marrë një letër anonime. “Në letër shkruhej, se unë punoj shpesh në Varshavë dhe pak në Krakov. Prokurori ka vënë vulën “urgjent” dhe tani është duke u kontrolluar puna e sektorit tim gjatë dy viteve të fundit.”
Megjithatё gjyqtari Zurek nuk do të heqë dorë. Ajo që e inkurajon atë e ardhmja e fёmijёve. Ai thotё, se synimi i tij ёshtё ёshtё qё vajza e tij të rritet në një Poloni të lirë dhe demokratike.
Të tjera
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...