Lajme

Gjyqi ndaj kosovarit që tentoi ta mbysë gruan me kabëll, kaq mund të dënohet

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 26 July 2022

Për 42-vjeçarin, nëse shpallet fajtor sipas akuzës, masa e mundshme e dënimit është nga dhjetë deri në 20 vjet ose me burgim të përjetshëm.

Një burrë 42-vjeçar duhet të përgjigjet në Gjykatën e Landit për tentativë për vrasje të gruas së tij.

Sipas aktakuzës, babai i dhjetë fëmijëve ka tentuar të vrasë gruan e tij me rrymë dhe akti i inkriminuar thuhet se ka ndodhur në vitin 2009, transmeton albinfo.at.

-Advertisement-

42-vjeçari përshkruhet si një tiran familjar me prirje ndaj sadizmit. Krahas tentativës për vrasje, burri i ardhur nga Kosova akuzohet edhe për shtrëngim të rëndë dhe dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij, të cilën akuzohet se e ka abuzuar për shumë vite, shkruan wienna.at.

Përveç kësaj, ai ka ndëshkuar rregullisht fëmijët e tij me rrahje dhe dënime të tjera duke i detyruar ata “të zgjedhin” në një kuvertë letrash se çfarë ndëshkimi “duan”.

Sanksionet e shënuara në ato letra, zbatoheshin më pas. Në rastin më të keq, bëhej fjalë për 100 goditje, por nëse fëmijët ishin me fat, merrnin një dhuratë të vogël në formën e ëmbëlsirave.

Lidhur me pretendimin qendror të prokurorisë publike, ky delikt për momentin nuk është përfshirë në aktakuzë dhe për këtë arsye nuk është objekt i seancës kryesore. Në akuzë bëhet fjalë kryesisht për një ngjarje që mësohet se ka ndodhur 13 vite më parë, në banesën e familjes. Burri pretendohet se ka prerë kabllon nga një kazan në kuzhinë dhe me të ka hyrë në tualet, ku gruaja po bënte dush. Në banjë ai ka futur fundin e paprekur të kabllit në prizë dhe ka mbajtur telat me përçuesit e skajit tjetër në lëkurën e lagur të gruas.

Sipas prokurorisë, e vetmja arsye që gruaja nuk pësoi goditje elektrike fatale ishte sepse një ndërprerës i rrymës ka ndërprerë në mënyrë të papritur rrjedhën e rrymës. Prokuroria e mbështet pretendimin për tentim vrasje, duke u mbështetur në ekspertizën e bërë nga një inxhinier elektrik.

Bashkëshorti i akuzuar përballet me burgim të gjatë

I pandehuri është deklaruar “i pafajshëm” gjatë hetimeve. Gjyqi është planifikuar të zgjasë dy ditë. Për 42-vjeçarin, nëse shpallet fajtor sipas akuzës, masa e mundshme e dënimit është nga dhjetë deri në 20 vjet ose me burgim të përjetshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera