Lajme

Gjyqi ndaj ish-profesorit Krasniqi nis sot

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 13 November 2026

Gjyqi ndaj ish-profesorit në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, është ricaktuar të nis gjatë ditës së sotme.

Sipas  Klan Kosovës, seanca e parë gjyqësore ndaj tij do të mbahet nga ora 09:30.

Shqyrtimi i kësaj çështjeje ishte caktuar të nis qysh para dy muajsh, por nëntë seanca bllok, njëra pas tjetrës, fillimisht ishin shtyrë.

-Advertisement-

Në aktakuzën të cilën e ka siguruar Klan Kosova, Prokuroria përshkruan deklaratat e katër studenteve të Fakultetit të Mjekësisë të cilat janë cilësuar si të dëmtuara dhe dëshmitare në rastin ndaj Krasniqit.

Bëhet fjalë për E. B, D. V, A. M dhe R. A, deklaratat e të cilave, sipas Prokurorisë, kanë qenë ndër provat mbi të cilat është mbështetur përshkrimi i gjendjes faktike në aktakuzë, transmeton Klankosova.tv.

Prokurori i Shtetit, sipas aktakuzës, ka deklaruar se deklaratat e të dëmtuarave dhe dëshmitarëve janë në përputhje me njëra-tjetrën dhe se këtyre deklaratave u ka dhënë besim.

Mbi këtë bazë, Prokuroria konsideron se në veprimet e të pandehurit Xhevat Krasniqi janë manifestuar elementet e veprës penale ‘Ngacmimi seksual”.

Se cilat janë janë pretendimet e katër studenteve dhe çka ka deklaruar i akuzuari – detajet mund t’i gjeni në linqet e mëposhtme.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy