Gjykimi për krime lufte: Seanca ndërpritet me kërkesën e të akuzuarit Millorad Gjokoviq
Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 28 October 2024
Me kërkesë të të akuzuarit për krime lufte Millorad Gjokoviq, është ndërprerë seanca e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Seanca e gjykimit për krime lufte ndaj Millorad Gjokoviq, është ndërprerë me kërkesë të tij, konfirmoi zëdhënsja e kësaj gjykate Mirlinda Gashi, në një përgjigje për Klankosova.tv.
Gjokoviq deklaroi se nuk i ka pranuar të gjitha shkresat e lëndës, andaj nuk mund të vazhdojë me marrjen në pyetje të dëshmitarit Halit Gashi, ashtu siç ishte planifikuar nga seanca e kaluar.
Kryetari i trupit gjykues Valon Kurtaj, lidhur me pretendimin e bërë nga i akuzuar, njoftoi palët se nga verifikimi që e ka bërë me administratën e qendrës së paraburgimit, janë njoftuar se të gjitha dokumentet, shkresat të cilat i janë dërguar qëndrës se paraburgimit, i janë dërguar edhe të akuzuarit në qelinë e tij.
Gjykatësi tutje tha se gjykata do t’i drejtohet kësaj qendre me shkrim që të njoftohet zyrtarisht se a janë dërguar këto domente.
Sipas aktakuzës së përpiluar më 23 qershor 2023, Millorad Gjokoviq akuzohet se në vitet 1998-1999, në fshatin Ozdrim- Komuna e Pejës dhe në fshatrat përreth regjionit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyre mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë. Akuzohet edhe për plaçkitje, djegie dhe shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar, raporton Betimi për Drejtësi.
Në aktakuzë thuhet se nga ana veriore e fshatit Ozdrim me rrugën regjionale Pejë – Mitrovicë, kishin hyrë ushtria e rregullt dhe në fund nga ana perëndimore e fshatit Ozdrim e cila kufizohet me fshatin Vitormiricë kishin hyrë grupet paramilitare të përzier edhe me pjesëtarë të njësiteve speciale ushtarake, filluan të shtinin me armë në drejtim të popullsisë civile me ç‘rast u vranë gjashtë civilë të nacionalitetit shqiptarë: I.K Sh.K, E.M, R.Sh, Z.Sh dhe M.H, ndërsa tre civilë të cilët u plagosen nga këto të shtëna: A.G, H.G dhe M.G, fillimisht u transportuan për në spitalin e Pejës e më pastaj u ekzekutuan dhe u varrosën në fshatin Lutogllavë, si dhe pesë civil të nacionalitetit shqiptarë: R.K, Z.K, A.K, A.K, A.Sh u vranë gjatë ofensivës, por asnjëherë nuk u gjetën trupat e tyre prandaj ende figurojnë si të zhdukur.
Me këtë, Gjokoviq ngarkohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP i RSFJ-së”) si ligji në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.
Të tjera
-
Kurti i pret në Ballkonin e Qeverisë pjesëmarrësit e garave ndërkombëtare të pingpongut që po zhvillohen në Kosovë
Kryeministri Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e Kulturës, Daulina ...
-
Bislimi kërkon heqjen e masave nga BE-ja
Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Ishte nënë dhe bijë dëshmori, vdes gruaja nga Mitrovica – Sherife Musa
Ka vdekur nëna e dëshmorit Nysret Musa, Sherife Musa. Ajo gjithashtu ishte...
-
Gërvalla e gënjeu publikun që MPJD nuk e zgjodhi operatorin 5 herë e gjysmë më të shtrenjtë
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka ndërprerë kontratën ...
-
Një muaj paraburgim për dy personat që sulmuan fizikisht kryetarin e Pejës
Një muaj paraburgim u është caktuar dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kry...
-
Vrạsja e regjisorit të ri, familja Myftari nuk hap të pame
Auron Myftari vdiq të dielën në mbrëmje në Prishtinë. Regjisori i ri nuk a...
-
Këtë javë Kuvendi mban dy seanca
Dy seanca do të mbahet gjatë kësaj jave, të mërkurën dhe të enjten. Kështu...
-
“Atëherë ju ngojke LDK, tash u rebelu”, Konjufca e ngacmon Abelard Tahirin
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së kryesisë u pyet për mba...
-
Tahiri i reagon Konjufcës për Asociacionin: Janë joseriozë, veç një fat e kemi se jemi në prag të zgjedhjeve
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se vendi me qe...
-
Eksplorimi i rrugëve për një tranzicion të drejtë të energjisë në rajon
Projekti i RESET mbi ndërtimi i urave për tranzicion të qëndrueshëm të energj...
-
Konjufca i ashpër me BE-në: Ka qasje diskriminuese ndaj Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka akuzuar Bashkimin Evropi...
-
EHF shkruan për synimin e Kosovës për kualifikim në Botëror
Kosova, Lituania, Izraeli dhe Italia janë Kombëtaret e kualifikuara në fazën ...