Gjykimi për 55 kilogramët e marijuanës
Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 16 June 2017
Propozimin për shtyrje të seancës e paraqiti në gjykatë Nasuf Hasani, avokati i Albert Cenajt.
“Konsideroj se nuk ka kushte për mu mbajtë kjo seancë, sepse nuk jemi të pajisur me shkresa të lëndës”, tha Hasani.
Këtij propozimi iu bashkua edhe prokurori Valdet Gashi, me arsyetimin se dispozitat ligjore e obligojnë Prokurorinë e Shtetit që të akuzuarve dhe mbrojtësve t’ua sigurojë aktakuzën dhe provat që e mbështesin atë.
Pastaj Asdren Hoxha, avokati i Abedin Bytyqit, kërkoi që të mbrojturit të tij t’i ndërpritet paraburgimi.
“Duke pasë parasysh se seanca shtyhet pa fajin e mbrojtësit tim, kërkoj që masa e paraburgimit të zëvendësohet, ose t’i ndërrohet me masën e arrestit shtëpiak apo dorëzani, sipas vlerësimit të gjykatës”, tha Hoxha.
Më tej Hoxha e arsyetoi kërkesën për lirim nga paraburgimi.
“Kemi të bëjmë me një njeri familjar, një njeri që e ka dëmtu veten. Unë ju premtoj publikisht që i njëjti do të paraqitet edhe në seancat e radhës”, shtoi Hoxha.
Por propozimin për lirim nga paraburgimi e kundërshtoi prokurori Valdet Gashi, me arsyetimin se ende ekzistojnë kushtet edhe arsyet për të cilat i është caktuar paraburgimi.
Por kur avokati Hoxha i kërkoi prokurorit të numërojë kushtet për të cilat i akuzuari Abedin Bytyqi duhet të qëndrojë në paraburgim, prokurori Gashi nuk iu përgjigj kësaj pyetje.
Trupi gjykues mori vendim që ta shtyjë seancën, pasi mbrojtja nuk i ka shkresat e lëndës, ndërsa refuzoi propozimin e avokatit Hoxha për lirim nga paraburgimi të Abedin Bytyqit.
Prokuroria Themelore e Prishtinës më 26 maj ka ngritur aktakuzë kundër Abedin Bytyqit dhe Enver Cenajt, të cilët janë kapur me mbi 55 kilogramë drogë.
Gjithsej 55.6 kilogramë drogë të llojit marijuanë u janë gjetur të akuzuarve në veturën e tipit “Audi A4” gjatë një kontrolli të policisë në fshatin Lluzhan të Podujevës më 31 tetor 2016.
Në aktakuzën, të cilën e ka siguruar KALLXO.com, thuhet se në momentin e ndaljes së veturës të cilën ishte duke e vozitur i akuzuari Bytyqi, mbrapa ulëseve janë gjetur dhe sekuestruar 3 valixhe dhe dy thasë najloni të mbushura me substancën e dyshuar si marijuanë.
Gjatë kësaj kohe, gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Cenaj kishte qenë duke e pritur të akuzuarin Bytyqi për ta shpërndarë substancën narkotike.
Po ashtu, gjatë ekzaminimit janë gjetur edhe gjurmët e të akuzuarit të tretë, Arlind Germizi, por i njëjti gjendet në arrati.
Bytyqi dhe Cenaj, së bashku me të akuzuarin Arlind Germizi, ngarkohen nga Prokuroria për veprën penale blerea, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...