Gjykimi në mungesë s’do të prodhojë efekt juridik për të akuzuarit, as drejtësi për viktimat
Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 04 June 2023
Ngritja e aktakuzave për gjykimin në mungesë për ndëshkimin e kryesve të krimeve gjatë luftës në Kosovë, nuk pritet të prodhojë asnjë efekt juridik për të akuzuarit, por as drejtësi për viktimat. Kështu po vlerësojnë njohës së sistemit të drejtësisë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut. Ndërsa, Prokuroria Speciale tashmë ka ngritur dy aktakuza për gjykim në mungesë për krime lufte.
Nga Fondi për të Drejtën Humanitare,Bekim Blakaj konsideron se përkundër vështirësive që Prokuroria Speciale t’i sjellë para drejtësisë kryesit e krimeve të luftës, edhe gjykimi në mungesë nuk do të sjellë drejtësi për viktimat.
Madje, Blakaj thotë për KosovaPress se mos vuajtja e dënimit për të akuzuarit, do të sjellë zhgënjim për viktimat apo të afërmit e tyre.
“Prokuroria Speciale dhe Departamenti për Krime lufte nuk ka shumë zgjidhje për t’i proceduar të dyshuarit për krime lufte, meqenëse nuk ekziston ai bashkëpunimi në mes Serbisë dhe Kosovës, atëherë shumica dërrmuese e atyre që janë të dyshuar për krime lufte, nuk janë të qasshëm për organet e drejtësisë në Kosovë. Prandaj, prokuroria po tenton me tejkaluar këtë problem përmes ngritjes së aktakuzave në mungesë. Megjithatë, nuk mendoj që gjykimet në mungesë do të sjellin një kualitet të ri, respektivisht, do të sjellin drejtësi për viktimat. Sigurisht që disa procese do të përfundojnë, mirëpo gjithmonë mundësia që kur të arrestohen të dënuarit në gjykimin në mungesë, do të kenë të drejtën rishikim dhe një gjykim nga fillimi dhe nga ana tjetër edhe viktimat nuk mund të jenë plotësisht të kënaqura, pasi që edhe nëse gjykata konstaton se këta persona që kanë kryer ndaj tyre apo ndaj të afërmeve të tyre, nuk do e mbajnë burgun, ky është një zhgënjim tjetër”, thekson ai.
E nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, mendojnë se e gjykimi në mungesë po shfrytëzohet më shumë për shkaqe politike sesa për të prodhuar ndonjë efekt juridik.
Kryetari i KMDLNj-së, Behxhet Shala konsideron se ky lloj gjykimi nuk do të prodhojë asnjë efekt juridik, qoftë për të akuzuarit, por edhe viktimat e krimeve të luftës në Kosovës.
Sipas tij, efekte nuk priten pasi Serbia nuk bashkëpunon me Kosovën, sikurse në shumë aspekte, ashtu edhe në atë të drejtësisë.
“Do të ngriten ende aktakuza, mirëpo ato nuk do të prodhojnë asnjë efekt juridik, as për viktimat e as për ata, të cilët do të akuzohen apo në raste konkrete do të gjykohen para gjykatave në Kosovë. Kjo nuk ka ndonjë efekt juridik, i vetmi efekt është se ata persona nuk do të kenë guxim të vijnë në Kosovë. Pra, ata nuk do të vijnë në Kosovë, por efekte nuk do të ketë fare, sepse Serbia nuk bashkëpunon, nuk mund të provohen provat për të dënuar dikë dhe mendoj se kjo është më tepër dorë për nevoja dhe për shkaqe politike, sesa është nevojë për të siguruar drejtësi për viktimat. Kjo nuk do të prodhojë asnjë efekt për të akuzuarit, sikurse nuk do të ketë asnjë satisfaksion për viktimat, të cilat me të drejtë kërkojnë dhe meritojnë drejtësi”, shprehet Shala
Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi deklaron se gjykimi në mungesë ka aspekte pozitive në trajtimin e krimeve të luftës.
Ai thekson se procedura e gjykimit në mungesë nuk mund të prodhojë efektivitet nëse dënimi i tyre fokusohet vetëm në këtë lloj gjykimi.
“Në rastin konkret mund të shihet edhe si një aspekt deri diku pozitiv në raport me rastet e krimeve të luftës, prapë se prapë gjykimi në mungesë në vetvete nuk garanton trajtim adekuat të këtyre rasteve. Ne deri më tani e kemi një aktakuzë, mirëpo janë dy çështje e para është se gjykimi në mungesë nuk është një procedurë lehtë e aplikueshme nga ana e institucioneve të drejtësisë, si dhe në anën tjetër nuk mund të llogarisim në efektivitet nëse luftimi i krimeve të luftës, përkatësisht dënimi i tyre fokusohet vetëm në gjykimin në mungesë“, thotë Shala.
Në fillim të këtij muaji, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti dy aktakuza në mungesë kundër të pandehurve Ç.A. dhe D.R. – të dyshuar për krime lufte në Kosovë, gjatë vitit 1999.
E përveç këtyre dy aktakuzave, udhëheqësja e departamentit për krime lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari ka bërë të ditur se së shpejti do të ngriten edhe aktakuza të reja për gjykim në mungesë.
Sipas prokurores, Hajdari gjykimi në mungesë paraqet përmbushje të drejtësisë për viktimat e krimeve të luftës, pasi arrihet të dokumentohet krimi i kryer.
Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë e masakruar mbi 13 mijë civil, dhunuar seksualisht 20 mijë gra e burra, ndërkaq ende mungojnë mbi 1600 persona të zhdukur me forcë.
Të tjera
-
Raporti 24 orësh i Policisë: Shqiptohen afër 1700 gjoba, arrestohen 17 persona
Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se...
-
Bedri Hamza premton grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%
Bedri Hamza përmes një postimi, ka treguar se sot do të ketë takime me biznes...
-
”Besim, shpresë dhe një entuziazëm”, Ferat Shala ndan pamje nga mbështetja e madhe që po merr në tubimet zgjedhore
Kandidati për deputet me numër 16 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
Vdes një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet
Policia ka njoftuar se po e heton vdekjen e një burri në Prishtinë. Trupi ...
-
Ia grabisin paratë dhe largohen, arrestohet një i dyshuar në Prishtinë
Një grua nën kërcënimin e armës dy të dyshuar ia kanë grabitur një shumë të p...
-
Burri rrạh gruan në Skenderaj, dërgohet në mbajtje
Një burrë është arrestuar në Skenderaj pasi që i njëjti e kishte sulmuar ...
-
Më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të tjerëve
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 27 janarin 2025 për mbajtjen e shqy...
-
Fushata e politikanit gjerman habit të gjithë: Kam vendosur të mësoj shqip
Tabloidi gjerman BILD i ka kushtuar vëmendje fushatës që po bën politikani i ...
-
Arrestohen dy persona për kanosje, dëmtim të pasurisë dhe mbajtje të armëve
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për kanosje, asgjësim apo dëmtim të...
-
Vetura e Policisë përfshihet në një aksident në Drenas, ka të lënduar
Një veturë e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident trafiku me n...
-
Këto janë vendimet që mori Trump, me të nisur mandatin
Presidenti i 47-të i SHBA-së, Donald Trump, mori zyrtarisht mandatin e tij të...
-
Një kontingjent i FSK-së, pjesë e ushtrimit “Winter EX 2025”
Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i është bashkuar forcave partne...