Gjykimi ndaj ish-ministres Hoxha dhe të tjerëve, eksperti financiar flet për kontratën me vetëm një operator
Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 07 February 2023
Eksperti financiar, Agim Sheqiri, ka thënë se nuk është e qartë se cilat janë arsyet që Autoriteti Kontraktues ka hyrë në kontratë me një operator të vetëm, kur ligji njeh edhe procedura tjera që janë më fleksibile.
Këtë deklarim, eksperti Sheqiri e dha të martën, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin ku ish-ministrja e Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE), Dhurata Hoxha, ish-sekretari i kësaj ministrie Demush Shasha, ish-sekretari Kushtrim Cukaj, dhe Fitim Mustafa e Nuhi Osmani, po akuzohen për korrupsion, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Të paktën të ftohen 2-3 kompani që ofrojnë shërbime të kësaj natyre, por pavarësisht kësaj edhe kompanitë që kanë ofru shërbime nuk japin të dhëna se janë kompani të tilla që ofrojnë shërbime të kësaj natyre, në rastet kur hyhet në procedurë është obligim i Autoritetit Kontraktues që t’i negociojë edhe ato kushte të kontratës duke pas parasysh shërbimet që ofrohen, mënyrën si ofrohen dhe çmimin që përcaktohet”, tha Sheqiri.
Kurse, prokurori nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), Dren Paca, e pyeti ekspertin se a ka gjetur diku arsyetim se përse pikërisht është shkuar vetëm me një kompani dhe një emër përkatës, për çka Sheqiri tha se nuk ka pasur dëshmi që dikush është përpjekur të ftojë kompani tjera.
“S’ka pas asnjë lloj alternative tjetër që është diskutu këtu, domethënë nuk ka dëshmi që dikush është përpjekur që të iniciojë procedurë të kufizuar ose të ftojë 2-3 kompani në mënyrë që të kemi konkurrencë në mes të Operatorëve Ekonomikë, thjesht ndoshta ka pas edhe kompani tjera që kanë mundur me i përmbush termet e referencës që janë kërku me këtë lloj kontrate”, tha ai.
Paraprakisht, i akuzuari Demush Shasha e pyeti ekspertin se a ka hasur në ndonjë fjali ku thuhet se procedura është zhvilluar në kundërshtim me ligjin, për çka eksperti tha se deri në ekspertizën e tij nuk ka hasur një gjë të tillë.
Ai tutje shtoi se shkëputja e njëanshme e kontratës nga vetë ministria me operatorin ekonomik “Madison Global” pa një paralajmërim, prodhon pasoja për vetë Autoritetin Kontraktues.
“Ne e kemi procedurën e negociuar, ku kontrata është nënshkruar me kompaninë “Madison Global” dhe është nënshkruar duke u thirrë në krejt këto arsyeshmëri objektive, teknike dhe artistike, çfarëdo që aludohet. Mirëpo, në implementim e sipër shkëputet në mënyrë të njëanshme nga vetë ministria pa një paralajmërim që kjo prodhon pasoja për vetë AK”, tha ai.
Ndërkaq, lidhur me kontratën me kompaninë franceze, eksperti tha se nuk dihet as çfarë shërbime ka ofruar ajo dhe se cilat janë benefitet që ka përfituar ministria nga kjo.
“Kemi edhe kontratën me kompaninë franceze që përfundimisht nuk dihet se çfarë shërbime ka ofru, asnjëherë s’është vlerësu as kontrata e parë, as e dytë, përformanca e kësaj kompanie, cilat janë benefitet e kësaj kompanie, çka ka ofru për ministrinë dhe sa ka ndihmu institucionet drejt proceseve integruese”, tha Sheqiri.
Ai deklaroi se ka raste kur edhe komisioni për pranim të shërbimeve ka hezituar të pranojë faturat për shërbimet e pranuara, pasi që sipas tij nuk është ditur se për çfarë shërbime është fjala apo çka është përmbushur me faturën e pranuar.
Tutje, i pyetur nga mbrojtësja e të akuzuarit Shasha, avokatja Albana Kelmendi, lidhur me atë se në çfarë e ka bazuar konstatimin e tij kur kishte thënë se lidhja e kontratës ishte bërë krejtësisht pa bazë ligjore, Sheqiri tha se këtë e ka bazuar në bazë të dëshmive.
“Në bazë të dëshmive, në bazë të vendimit të vetë ministrisë që e ka nxjerrë lidhur me këtë kontratë”, tha ai.
Eksperti Sheqiri, po ashtu ka deklaruar se ka shumë pak informata për veprimtarinë e kompanive me të cilat janë lidhur kontratat, madje sipas tij kompania “Madison Global” është regjistruar pak para inicimit të procedurës dhe në internet figuron se është kompani që ofron shërbime të gastronomisë.
“Shumë pak ka informata se cila është veprimtaria e këtyre kompanive, madje edhe vetë në kërkesën apo ftesën për kualifikim nuk ka pas kërkesa të tilla që kërkohet nga kompanitë të ofrojnë dëshmi rreth kualifikimit, përvojat apo projekteve që kanë realizuar lidhur me këto shërbime”, ka shtuar Sheqiri.
Në rimarrje në pyetje nga ana e prokurorit special Paca, se a ka qenë stafi politik kompetent për të trajtuar pyetjet e parashtruara në opinionin e Departamentit të së Drejtës së Bashkimit Evropian (DDBE), eksperti tha se nuk ka rregull që e përcakton këtë kompetencë.
“Nuk ka rregull që e përcakton a ka qenë apo nuk ka qenë kompetent, është e drejtë me trajtu dhe me diskutu të paktën pas që ka ardhë një opinion nga vetë brenda ministrisë, po përfundimisht është në mandatin e stafit administrativ m’u inicu procedura dhe me marrë vendime lidhur me shpenzimin e parasë publike”, ka thënë Sheqiri.
Ndryshe, eksperti Sheqiri ishte dëgjuar për herë të parë më 12 dhjetor 2022, por dëgjimi i tij ishte ndërprerë në seancën e 21 dhjetorit 2022, për shkak se dëshmitari Valon Jonuzi kishte thënë se jeton jashtë vendit dhe i njëjti do të largohej nga Kosova në fillim të janarit 2023.
Seanca e radhës për këtë çështje është caktuar të mbahet më 8 shkurt 2023.
Të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e shqyrtimit fillestar, të mbajtur më 1 shtator të vitit të kaluar.
Sipas aktakuzës së ngritur më 7 korrik 2021, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, Kushtrim Cukaj dhe Fitim Mustafa po akuzohen se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.
Kurse, Demush Shasha dhe Nuhi Osmani po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, paragrafi 2 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...