Gjykimi kundër Pjetër Shalës fillon më 21 shkurt

Autori: Gazeta inFokus
09:46 | 27 January 2023
Më 26 janar, Trupi Gjykues I ka vendosur që gjykimi kundër Pjetër Shalës të fillojë të martën, më 21 shkurt 2023, në orën 09:30.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të Dhomave të Specializuara.
“Deklaratat hyrëse të ZPS-së, Mbrojtësit të Viktimave dhe Mbrojtjes, për të cilat secilës palë do t’i caktohen nga 2 orë, do të mbahen në të njëjtën datë dhe më 22 shkurt, ndërsa paraqitja aktuale e provave do të fillojë më 27 mars 2023”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.
“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /BetimipërDrejtësi

Të tjera
-
Varroset Papa Françesku
Papa Françesku është varrosur në Bazilikën e “Santa Maria“ në Romë, kanë njof...
-
Liderë nga e gjithë bota e mijëra besimtarë morën pjesë në varrimin e Papa Françeskut
Më shumë se 50 liderë shtetesh dhe qindra mijëra njerëz morën pjesë në varrim...
-
Prveç Trumpit, Zelensky pati sot takim ‘kokë më kokë’në Vatikan edhe me Macron
Përveç presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kreu i shtetit ukrainas, Volodym...
-
Behrami: Albini s’është i preokupuar për shtrenjtimin e rrymës, por veç qysh ta bëjë Haxhiun kryeparlamentare
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurt...
-
Prishtina, në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, edhe sot është në mesin e qyteteve me ajrin ...
-
Policia në Prishtinë nis planin operativ për kontrollin e ngasësve nën ndikim të alko*olit
Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti i Trafikut Rajonal, th...
-
Apeli kthen në rivendosje vendimin e Themelores, duke anuluar gjobën ndaj avokatit të Naim Murselit
Gjykata e Apelit të Kosovës ka kthyer në rivendosje vendimin e Gjykatës Theme...
-
Trump largohet nga Roma
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump janë larguar...
-
Lekaj: E papranueshme rritja e çmimit të bukës
Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj sot ka qëndruar për vizitë në qytetin e Gjako...
-
Presidenti Begaj: Lamtumirë, Papa Françesku!
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka dhënë lamtumirën e fundit, Papa Fr...
-
Pamje nga takimi Trump-Zelensky
Pak para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut, presidenti i SHBA-ve, Don...
-
Ambasada e SHBA në Prishtinë: Nëse gënjeni për të marrë vizë amerikane ose punoni pa leje iu pret burgu e deportimi
Që nga ardhja e presidentit Donald Trump në Shtëpi të Bardhë, SHBA ka for...