Gjykatësja s’ia jep fjalën Salih Mustafës, dëshmitari: Do ta them të vërtetën
Autori: Gazeta inFokus
11:29 | 20 Shtator 2021
Seanca gjyqësore ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa është duke vazhduar sot me dëgjimin e dëshmitarëve të paraqitur fizikisht në Gjykatën Speciale. Në fillim të seancës gjyqësore, Salih Mustafa kërkoi të fliste mirëpo gjykatësja nuk ia dha fjalën, raporton Gazeta Express.
“E nderuara gjykatëse, kisha pasë dëshirë të flas diçka para se t’i dëgjoni dëshmitarët”, tha Mustafa.
Por gjykatësja tha se këtë do të mund ta bëjë në një moment tjetër.
“Në ndonjë moment sot mund t’ua jap fjalën, por tani për tani kemi një program të organizuar për sot. Do të marrim në pyetje dëshmitarin dhe pastaj në një moment të duhur do t’ua jap mundësinë për të thënë atë që doni ta thoni”, tha gjykatësja.
Pas kësaj, ajo e udhëzoi dëshmitarin që të mos gënjejë dhe të mos sajojë gjëra gjatë dëshmisë së tij.
“Dua që të na e tregosh vetëm të vërtetën. Çfarë ke parë, çfarë ke dëgjuar apo çfarë ke ndier vetë. Nëse nuk e ke parë apo dëgjuar vetë, por e ke marrë vesh në një mënyrë tjetër, duhet të na e shpjegosh”, tha gjykatësja, duke nënvizuar: “Të lutëm dëshmo vetëm për ato që mband mend. Mos sajo.”
Gjykatësja po ashtu e informoi dëshmitarin se sipas rregullave të Dhomave të Specializuara, është vepër penale nëse jep dëshmi të rreme.
“Deklaroj solemnisht se do ta them të vërtetën, të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, tha ndërkohë dëshmitari i paraqitur.

T� tjera
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
































