Gjykatësja hedh poshtë kërkesën e ish-presidentit Trump për të dhënat e Komisionit të 6 janarit
Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 28 November 2023
Një gjykatëse hodhi poshtë të hënën kërkesën e ish-presidentit amerikan Donald Trump për të pasur qasje tek të dhënat e hetimit nga Kongresi për sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, për të cilat ish-presidenti tha se mund të jenë të rëndësishme për mbrojtjen e tij kundër akuzave për ndërhyrje në zgjedhje.
Gjykatësja Tanya Chutkan në qarkun e Uashingtonit arriti në përfundimin se zoti Trump “nuk i ka mbështetur mjaftueshëm me argumenta kërkesat e tij” për informacione lidhur me hetimin e Dhomës së Përfaqësuesve të udhëhequr nga demokratët, që përfundoi në vitin 2022.
Ish-presidenti Trump u përpoq që të siguronte materialet që avokatët e tij thanë se “mungonin” nga hetimi i Dhomës së Përfaqësuesve, duke përfshirë transkriptet dhe regjistrimet video të intervistave me zyrtarë të rendit.
Gjykatësja arriti në përfundimin se prokurorët i kishin dhënë zotit Trump transkriptet e atyre intervistave dhe se avokatët e ish-presidentit Trump nuk kishin argumentuar se versioni video i atyre bisedave, mund të ishte i rëndësishëm për mbrojtjen e tij.Zoti Trump ka thënë se është i pafajshëm ndaj akuzave se ai në mënyrë të paligjshme u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilar ai i humbi.
Aktpadia e ngritur nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith, është një nga katër çështjet penale me të cilat përballet zoti Trump.
Pas një vendimi të veçantë gjykate, ekipi i prokurorit Smith publikoi të hënën informacione të reja në lidhje me një urdhër në janar për informacion lidhur me llogarinë e zotit Trump ndaj medias sociale Twitter, që njihet tani si X.
Llogaria e ish-presidentit Trump në Twitter u pezullua pas trazirave të vitit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e tij. Kjo masë u hoq në nëntor 2022 pasi Elon Musk mori drejtimin e platformës./VOA
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...