Gjykatësi: Michael Cohen, Stormy Daniels mund të dëshmojnë në gjyqin ndaj ish-presidentit Trump
Autori: Gazeta inFokus 07:29 | 19 March 2024
Një gjykatës hodhi poshtë të hënën një kërkesë të ish-presidentit Donald Trump për të bllokuar dëshminë e ish-avokatit të tij Michael Cohen dhe aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels në gjyqin e tij lidhur me akuzat se Cohen i kishte dhënë në emër të tij para aktores Daniels në këmbim të heshtjes, para zgjedhjeve të vitit 2016.
Muajin e kaluar Trump i kishte kërkuar gjykatësit Juan Merchan të bllokonte dëshminë e tyre, duke argumentuar se Cohen gënjen vazhdimisht se ka të ngjarë të gënjejë në dëshminë e tij, dhe se Daniels – emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford – do të përpiqej ta përdorte procesin gjyqësor për të nxjerrë fitime nga vënia në qendër të vëmendjes prej tij.
Në refuzimin e tij ndaj kërkesës së ish-presidentit Trump për ish-avokatin e tij Cohen, gjykatësi Merchan u shpreh se nuk ishte në dijeni të ndonjë baze ligjore për të përjashtuar një dëshmitar të akuzës për shkak të pikëpyetjeve për besueshmërinë e tij.
Kandidati republikan për president ka deklaruar se është i pafajshëm për 34 akuzat, sipas së cilave ai kishte falsifikuar të dhënat e biznesit për të fshehur faktin se kishte rimbursuar ish-avokatin Cohen për shumën që i kishte paguar zonjës Daniels në këmbim të heshtjes së saj për një raport intim që ajo thotë se kishte pasur me zotin Trump në 2006. Ish-presidenti Trump e mohon një raport të tillë.
Një gjyq për këtë çështje ishte caktuar fillimisht për më 25 mars, por u shty javën e kaluar për të paktën deri në mes të prillit për shkak të një mosmarrëveshjeje të minutës së fundit. Gjyqtari Merchan pritet të vendosë për një datë të re gjyqi pas një seance gjyqësore të 25 marsit. Një zëdhënës i Prokurorit të Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, zyra e të cilit ngriti akuzat ndaj Trump vitin e kaluar, nuk pranoi të komentojë. As avokatët e ish-presidentit nuk pranuan të komentojnë.
Kjo çështje është një nga katër paditë penale me të cilat përballet zoti Trump në një kohë kur pritet të përballet me presidentin demokrat Joe Biden në zgjedhjet e 5 nëntorit. Ai ka deklaruar se është i pafajshëm për të gjitha çështjet.
Në një fitore për zotin Trump, gjykatësi Merchan tha se prokurorët mund të pyesnin dëshmitarët në çështjen e Nju Jorkut në lidhje me një video të emisionit “”Access Hollywood” ku ai dëgjohej të fliste në mënyrë të papërshtatshme për gratë, por ranë dakord me arsyetimin e ish-presidentit se shfaqja e asaj videoje para jurisë mund të shkaktonte “paragjykim të panevojshëm” ndaj tij.
Të tjera
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...