Lajme

Gjykata vendosi për rastin e Fatmir Limajt

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 24 November 2017

Pas tetë vjetësh procedurë gjyqësore gjykata sot Gjykata në Prishtinë shpalli të pafajshëm ish ministrin e Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limajn, në tri pikat e para të akuzës.

Të akuzuarit, Fatmir Limaj, Endrit Shala e Nexhat Krasniqi u liruan nga pika e parë e akuzuës për krim të organizuar, të dytën për shpërdorim detyre dhe të tretën për marrje ryshfeti.

I akuzuari tjetër Florim Zuka akuzohet për dhënie ryshfeti dhe keqpërim i autorizimeve në ekonomi.

-Advertisement-

Aktakuza lidhej me asfaltimin e disa rrugëve në Komunën e Gjilanit.

Limaj këtë aktakuzë që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2 më 30 tetor të vitit 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik.

Aktualisht, Limaj është Zëvendës Kryeministër i Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera