Lajme

Gjykata vendosi detyrim paraqitje, Berisha ankimon masën kundër tij

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 30 October 2023

Genc Gjokutaj, avokati i Sali Berishës, ka ankimuar këtë të hënë masën e caktuar nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) “detyrim paraqitje” dhe bllokim të pasaportës për ish-kryeministrin.

Berisha akuzohet për korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Berisha vetë e ka quajtur këtë hetim ndaj tij si një sulm politik e deri më tani ka refuzuar të paraqitet në seancat gjyqësore në GJKKO.

-Advertisement-

Ai madje nuk ka pranuar as të përfaqësohet në gjyq, ndërkohë që i kanë caktuar avokat nga shteti. Kujtojmë se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ndodhet në burg për këtë çështje.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy