Gjykata vendos për shtatë sulmuesit e djalit të Nenad Rashiqit
Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 24 February 2021
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për shtatë persona që dyshohet se janë përfshirë në sulmin ndaj djalit të politikanit serbë në Kosovë, Nenad Rashiq.
Të pandehurit M.R., Ç.ZH., L.K., B.ZH, D.N., M.J. dhe D.T. dyshohen se me datë 23.02.2021 rreth orës 11:00, në fshatin Llapnasellë në Graçanicë, përkatësisht në afërsi të shkollës fillore “Miladin Mitic”, derisa i dëmtuari Nikolla Rashiq ishte në autobusin lokal me shokët e tij, ashtu që me të zbritur nga autobusi, të pandehurit e shajnë dhe e ofendojnë të dëmtuarin, ku dhe më pas ka filluar rrahja në mes të dy grupe ndërmjet të pandehurve, me ç’rast sipas prokurorisë të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime të rënda trupore.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 24 shkurt 2021 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Graçanicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.R., Ç.ZH., L.K., B.ZH, D.N., M.J dhe D.T për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Pjesëmarrja në rrahje në bashkëkryerje nga neni 187 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Shtatë të pandehurve M.R., Ç.ZH., L.K., B.ZH, D.N., M.J dhe D.T gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2, 1.2.1, dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, se ekziston rreziku se me gjetjen e tyre në liri, të njëjtit mund të ikin apo arratisen për ti ikur përgjegjësisë penale në këtë fazë të procedurës, poashtu të pandehurit nëse do të jenë në liri mund ti asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo falsifikojnë provat e veprës penale duke ndikuar tek i dëmtuari N.R., po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, tregon rrezik se nëse të pandehurit do të gjenden në liri mund të përsërisin veprën penale apo vepra të ngjashme penale.
Të pandehurit M.R., Ç.ZH., L.K., B.ZH, D.N., M.J. dhe D.T. dyshohen se me datë 23.02.2021 rreth orës 11:00, në fshatin Llapnasellë në Graçanicë, përkatësisht në afërsi të shkollës fillore “Miladin Mitic”, derisa i dëmtuari N.R. ishte në autobusin lokal me shokët e tij, ashtu që me të zbritur nga autobusi, të pandehurit e shajnë dhe e ofendojnë të dëmtuarin, ku dhe më pas ka filluar rrahja në mes të dy grupe ndërmjet të pandehurve, me ç’rast të dëmtuarit N.R. i shkaktojnë lëndime të rënda trupore.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Të tjera
-
Ekskluzive: Nagip Krasniqi shkarkohet përfundimisht nga posti i kryeshefit të KEK-ut
Nagip krasniqi përfundimisht sot është shkarkuar nga Korporata Energjetike e ...
-
Kastrati për raportin e DASH-it: As Serbia në ëndrrat e saja më të mira nuk do të besonte se si pushteti i VV-së do të mund ta demolonte Kosovën në këto përmasa
Dje Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e f...
-
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës
Në Universitetin e Prishtinës, sot është zhvilluar procesi i zgjedhjes së dek...
-
Osmani: Në draftin e Asociacionit ka gjëra që mund të keqpërdoren, Kushtetuesja duhet t’i mënjanojë ato
Presidentja e Kosovës ,Vjosa Osmani, tha se Kosova nuk kundërshton zbatimin e...
-
Musliu Shoshi: Kurti ka thënë se pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, nuk diskutojmë me Serbinë tema të tjera, tani as nuk i takon familjarët e tyre
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka ...
-
Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmar...
-
Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova nuk kundërshto...
-
Abazi: Fokusi duhet të jetë te zgjedhjet në veri, jo të shpallet Serbia desktruktive – ashtu siç edhe është
Deputeti i pavarur, Haki Abazi, thotë se më shumë duhet fokusuar në zgjedhjet...
-
Votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE ende s’ka hyrë në agjendën e Komitetit të Ministrave
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë thirrje mw 16 prill K...
-
Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?
Një krizë politike shpërtheu sërish në një komunë në jug të Serbisë të ba...
-
Dhuną në familje, Haxhiu letër kryetarëve të komunave: Zbatoni obligimet që dalin nga strategjia
Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj g...
-
Prokuroria inicion rast ndaj profesorit Xhevat Krasniqit për veprën penale “ngącmim seksuąl”
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim ...